Lajmet

Spotify teston një abonim të ri me kosto të ulët

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Gusht 2021
Shërbimi pa pagesë kufizon përdoruesit në kapërcimin vetëm të 6 këngëve në orë dhe mund të dëgjojnë muzikë vetëm nga 15 lista luajtjes të krijuara nga vetë Spotify. Spotify teston një abonim të ri me kosto të ulët

Spotify ka filluar të eksperimentojë me një abonim të ri i cili ju jep më shumë liri në muzikën që duan të dëgjojnë krahasuar me planin pa pagesë.

Quajtur Spotify Plus, ky abonim kushton 0.99 dollarë në muaj dhe përdoruesit mund të zgjedhin muzikën që duan të dëgjojnë mes reklamave, me kapërcime mes këngëve pa limit dhe dëgjim on-demand.

Shërbimi pa pagesë kufizon përdoruesit në kapërcimin vetëm të 6 këngëve në orë dhe mund të dëgjojnë muzikë vetëm nga 15 lista luajtjes të krijuara nga vetë Spotify.

Kompania konfirmoi testimet por nuk garantoi që ky abonim do të lançon zyrtarisht.

Në Shkurt Spotify zbuloi planet për një abonim “HiFi Premium” që do të debutonte drejt fundit të vitit. Apple në përgjigje lançoi Audio Hapësinore me Dolby Atmos dhe Apple Music Lossless, dy funksione që u ofruan për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë