Biznes

Spotify thotë se ka 108 milionë abonentë ma pagesë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Korrik 2019
0
Në anën e biznesit Spotify tha se të ardhurat u rritën me 31% në 1.86 miliardë dollarë ndërsa humbja ranë në 3.34 milionë dollarë. Spotify thotë se ka 108 milionë abonentë ma pagesë

Spotify shtoi edhe 8 milionë abonentë me pagesë për tre mujorin i cili u mbyll në muajin Qershor, poshtë pritshmërive prej 8.5 milionë.

Por shërbimi i dëgjimit të muzikës tha se ka 232 milionë përdorues aktivë në muaj të shërbimi, ku 108 milionë prej tyre paguajnë. Kujtojmë se në raportimin e fundit Spotify kishte 217 milionë përdorues dhe 100 milionë abonentë me pagesë.

Në statistikën e përdoruesve aktivë në muaj përfshihen përdoruesit falas por edhe ata me pagesë. Kompania gjeneron afro 4.86 euro për përdorues.

Rivali më i afërt i Spotify është Apple Music me 60 milionë abonentë me pagesë një shifër e raportuar në Qershor.

Në anën e biznesit Spotify tha se të ardhurat u rritën me 31% në 1.86 miliardë dollarë ndërsa humbja ranë në 3.34 milionë dollarë.

Analistët kishin parashikuar që Spotify të humbiste 60 milionë dollarë nga 1.83 miliardë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një përditësim softueri ka në dorë fatin e njerëzve dhe avionit Boeing 737 Max

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>