Lajmet

Spyware i rrezikshëm nga Android kapërcen në iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Sulmi Exodus niste njëherë duke përdorur certifikatat e sipërmarrjes nënshkruar nga Apple, çka e bënte të mundur instalimi e aplikacionit në telefonët e viktimave pavarësisht se shkarkohej nga jashtë App Store. Spyware i rrezikshëm nga Android kapërcen në iOS

Hulumtuesit e firmës së sigurisë Lookout zbuluan së fundi një version iOS të softueri të përgjimit Exodus i cili zakonisht ka në shënjestër pajisjet Android.

Përpara se të formatoni iPhone tuaj për tu siguruar se nuk jeni nën përgjim, vlen të theksohet se versioni iOS i maluerit është gjetur vetëm në dyqane të palëve të treta dhe nuk ka hyrë dot në dyqanin e fortifikuar të Apple, App Store.

Sipas Lookout, Exodus për iOS është gjendur në një numër sajtesh phishing të cilët ishin dizajnuar për të mashtruar abonentët celularë në Itali dhe Turkmenistan.

Spyware u gjet se ishte një versioni i modifikuar i atij në Android. Nëse instalohet, malueri mund të vidhte kontaktet, fotot, videot, dhe regjistrimet audio, informacionet e GPS dhe të dhënat e vendndodhjes.

Një haker mund të përdorte maluerin edhe për të kryer regjistrimet audio. Varianti iOS i Exodus ngarkonte informacionet e vjedhura në po të njëjtin server ku ngarkonte malueri Android duke sugjeruar një lidhje mes dy versioneve.

Sulmi Exodus niste njëherë duke përdorur certifikatat e sipërmarrjes nënshkruar nga Apple, çka e bënte të mundur instalimi e aplikacionit në telefonët e viktimave pavarësisht se shkarkohej nga jashtë App Store.

Apple thotë se ka revokuar certifikatat dhe minuar sulmin. Megjithatë na kujton se pajisjet iOS nuk janë imune ndaj sulmeve. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shkarkoni vetëm nga App Store që të mos bini viktimë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbatimi i kodit shtetëror telefonik të Kosovës, operatorët nuk përmbushin afatet

Lajmet e fundit>