Harduer

Square lançon një portofol harduerik kriptomonedhash

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Korrik 2021
Portofoli harduerik i bitcoin nuk është produkti i parë i kompanisë orientuar drejt kriptomonedhave. Square lançon një portofol harduerik kriptomonedhash

Kompania e njohur e pagesave Square do të ndërtojë portofol harduerik për bitcoin.

Portofolët bitcoin mund të ruhen offline ose online në bursa kriptomonedhash, hapësira ku mund të blihen dhe shiten bitcoin në këmbim të valutave ose monedhave të tjera virtuale.

Interesi për bitcoin i themeluesit të Square njëkohësisht dhe Twitter, Jack Dorsey, nuk është diçka e re. Madje në profilin e tij ai përdor një hashtag #bitcoin.

Kur dëshmoi para Kongresit Amerikan tre muaj më parë madje ai tha se nëse nuk do të punonte për Twitter dhe Square, tashmë do të kishte qenë duke punuar për bitcoin.

Portofoli harduerik i bitcoin nuk është produkti i parë i kompanisë orientuar drejt kriptomonedhave. Përdoruesit mund të blejnë dhe shesin kriptomonedha nga aplikacioni Square Cash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi bën atë për të cilën tallej me Apple 4 muaj më parë