Biznes

Stablecoin Terra do të rikthehet për të rikuperuar humbjet e investitorëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2022
Vlera e terra ra nga 1 dollarë në vetëm 9 cent. Qëllim i kësaj rinisjeje është që përdoruesit të cilët humbën më së shumti para, të kenë mundësi të rifitojnë të ardhurat. Stablecoin Terra do të rikthehet për të rikuperuar humbjet e investitorëve

Stablecoin algoritmik Terra vlera e të cilit kolapsoi këtë muaj duke nxitur një eksod masiv nga kriptomonedhat, do të rinisë si “terra 2.0” në përpjekje për të rikuperuar humbjet e investitorëve.

Megjithatë kriptomonedha e re e cila do të lançohet ditën e Premte, nuk do të përpiqet të pasqyrojë vlerën e dollarit Amerikan duke shmangur kështu një spirale vdekjeje që shkatërrojë versionin origjinal. Planet për të rinisur terra u aprovuan nga 65% e investitorëve.

Monedhat e reja do tu jepen përdoruesve të cilët ishin të përfshirë në investime në “terra” e vjetër. Pjesa më e madhe do të shkojë për ata që kanë pasur në pronësi stablecoin terra ose monedhën simotër Luna deri më 7 Maj pak përpara se terra të shkonte në tatëpjetë.

Vlera e terra ra nga 1 dollarë në vetëm 9 cent. Qëllim i kësaj rinisjeje është që përdoruesit të cilët humbën më së shumti para, të kenë mundësi të rifitojnë të ardhurat.

Një pjesë tjetër e parave do tu jepen përdoruesve të cilët ende mbajnë monedhat terra dhe Luna për ti shpërblyer për besnikërinë e tyre.

Themeluesi i terra, figura karizmatike dhe kontroverse, Koreano-Jugori Do Kwon, tha se motivimi pas rinisjes së monedhës është për të mbështetur platformën e ngritur rreth terra.

“Ekosistemi i terra dhe komuniteti i saj duhet të mbrohen. Ekosistemi i aplikacioneve përfshin qindra zhvillues që po ndërtojnë çdo gjë nga defi në infrastruktura risi.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Perspektivat e turizmit hapësinor