Lajmet

Stackoverflow Albania është një forum Pyetje-Përgjigje në gjuhën shqipe

Sep 21 2018
0 Shpërndarje
Mund të bëhen pyetje të tipit: Si të shkarkoj këtë program apo të tipit kur hasni probleme në kod apo dhe nëqoftëse nevojiten materiale për të shkarkuar për studime. Stackoverflow Albania është një forum Pyetje-Përgjigje në gjuhën shqipe

Stackoverflow Albania është tashmë forumi i të gjithëve dhe për të gjithë. Është një format i ngjashëm me stackoverflow.com, vend ku i dedikohet vetëm programuesve anembanë globit.

Ajo që nisi në muajin Gusht 2018, ishte një forum Pyetje-Përgjigje për Shqiptarët anembanë.

Materialet dhe uebi janë të gjitha në shqip. Studentët, madje dhe punonjësit që ndeshin një vështirësi në punë mund të pyesin fare lehtë në forum.

Regjistrimi është shumë i lehtë si procedure, mjafton të vini emrin e përdoruesit dhe një e-mail ku ky e-mail do jetë i lidhur me llogarinë tuaj.

Nëse harroni fjalëkalimin mund të kërkoni një fjalëkalim të ri nga adresa e email-it.

Uebi është ndërtuar nga Said Duleviç, Edison Neza dhe agjensia digitale Techalb.al.

U ndërtua që ti ndihmojë studentët me çdo pyetje që ata kanë. Mendohet që tashmë ky forum të përdoret dhe më gjerë dhe të ndihmojë sa më shumë student[ apo programues dhe këdo të fushës së Informatikës dhe më gjerë.

Në forum ju mund të pyesni lehtë dhe janë të pranishme mjetet e nevojshme për ta realizuar sa më lehte realizimin e saj.

 

Çdo përdorues që regjistrohet përfiton një sasi pikësh dhe pas çdo aktiviteti fiton pikë.

Këto pikë e rendisin në TOP përdoruesit e muajit dhe për tre të parët ka tituj aftësie.

Mendohet në të ardhmen që te implementohet dhe një sistem shpërblimi për vendet e para.

Të gjithë personat duhet të bëhen pjesë pasi secili ka pyetje lidhur me gjithçka.

Mund të bëhen pyetje të tipit: Si të shkarkoj këtë program apo të tipit kur hasni probleme në kod apo dhe nëqoftëse nevojiten materiale për të shkarkuar për studime.

E veçanta është sepse protagonistët e të gjithë këtij sistemi janë përdoruesit sepse ata pyesin dhe të tjerë përgjigjen.

Stackoverflow.al synon të jetë në pajisjet e çdo shqiptari për ta ndihmuar të zhvillohet.

Mund të aksesohet nga PC, Pajisjet Mobile e më gjerë.

Së shpejti aplikacioni do të jetë i disponueshëm në Play Store, App Store.

Gjithashtu Stafi i Stackoverflow po punon edhe për projekte të tjera ku do të lançohen shume shpejt. Faqja disponon siguri dhe privatësi për çdo anëtarë. /PCWorld Albanian

Gjatë muajit Gusht u regjistruan 40 përdorues, u bënë mëse 30 pyetje të cilat morën më shumë 60 përgjigje dhe 20 komente.

Lajmet e fundit>