Harduer

Stafi i Apple tregon 8 gabime që bëjnë përdoruesit e iPhone

Mar 22 2018
0 Shpërndarje
Më poshtë po listojmë disa këshilla nga stafi i Apple se si ta bëjmë jetën e telefonit tonë të preferuar të zgjasë sa më shumë. Stafi i Apple tregon 8 gabime që bëjnë përdoruesit e iPhone
Sa herë jemi përballë një telefoni të ri mundohemi ta ruajmë sa më shumë e mos të pësojë asnjë dëmtim. Mirëpo, kur na ndodh që telefoni të ketë probleme, gjithmonë mundohemi të gjejmë justifikime nga më të ndryshmet duke mos menduar që ndonjëherë fajin duhet ta gjejmë tek vetja.
Më poshtë po listojmë disa këshilla nga stafi i Apple se si ta bëjmë jetën e telefonit tonë të preferuar të zgjasë sa më shumë.
  1. Përdorni vetëm karikues origjinal – përdorimi i karikuesve jo origjinal, sipas burimeve, mund të shkaktojë djegien e telefonit ose ta bëjë atë të shpërthejë, kështuqë mos u mundoni të kurseni tani për diçka që mund t’ju kushtojë shumë në të ardhmen.
  2. Mundohuni të keni gjithmonë akses në numrin e telefonit me të cilin keni lidhur llogarinë tuaj iCloud – nëse do ju duhet të instaloni update të reja, kini parasysh që mund të ndodhë që t’ju kërkohet të përdorni një kod që mund t’ju dërgohet në numrin tuaj të telefonit dhe nëse nuk po përdorni më atë numër, do ju duhet të ristartoni llogarinë tuaj, proces i cili merr një kohë të gjatë.
  3. Mos i hiqni aplikacionet të hapura në background – aplikacionet që qëndrojnë në background pa u përdorur harxhojnë më pak energji se sa mbyllja dhe hapja e një aplikacioni.
  4. Mundohuni të zgjidhni nje mbrojtëse telefoni që mbulon të gjitha portat – në këtë mënyrë do të mbroni telefonin nga papastërtitë e shumta që mund të shkaktojnë probleme më pas.
  5. Fikeni telefonin në periudha me temperatura të larta dhe mbajeni në xhep në temperatura të ulëta – nëse nuk e dini akoma, një iPhone mund të përdoret në tempreatura që variojnë nga zero në 35 gradë celsius.
  6. Mos e mbani telefonin në karikim gjatë gjithë natës – shumë burime theksojnë se bateria e iPhone do të zgjasë më pak nëse qëndron për një kohë të gjatë në karikim pasi ka arritur 100%.
  7. Ristartoni telefonin tuaj herë pas here – shumë probleme të iPhone zgjidhen me metodën e vjetër të fikjes dhe ndezjes kështu që herë pas here mundohuni ta bëni këtë veprim.
  8. Mos lejoni shumë aplikacione t’ju dërgojnë notifikime – ndikojnë tek bateria e telefonit sepse e mbajnë atë në punë gjatë gjithë kohës.

Lajmet e fundit>