Biznes

Stafi i Reddit mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Tetor 2020
0
Me ndryshimin e mënyrës së të punuarit, Reddit do të ndryshojë edhe pagesat të cilat duhet të përshtaten sipas kostos së jetesës në qytete të ndryshme. Stafi i Reddit mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë

Nisur nga pandemia e Covid-19 dhe inspiruar nga lëvizje të ngjashme nga industria e teknologjisë, Reddit tha se stafi i rrjetit social mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë.

Lajmin kompania e dha përmes një postimi në blog por citoi disa përjashtime për disa role të caktuara. Por punonjësit mundtë zgjedhin të punojnë edhe nga zyrat e Reddit edhe pse hapësirat fizike do të rimodelohen.

Me ndryshimin e mënyrës së të punuarit, Reddit do të ndryshojë edhe pagesat të cilat duhet të përshtaten sipas kostos së jetesës në qytete më të shtrenjta.

Kompania tha se rolet në suportin teknik do të përjashtohen nga ky ndryshim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aktori me famë botërore vendos të fshijë llogarinë e tij në Facebook

Tags >

Reddit