Lajmet

Stalkscan, ky mjet i frikshëm i cili zbulon çdo gjë rreth jush në Facebook

Publikuar , 17 Shkurt 2017
0
Privatësia në Facebook është e komplikuar dhe vazhdimisht është subjekt ndryshimesh. Stalkscan, ky mjet i frikshëm i cili zbulon çdo gjë rreth jush në Facebook Photo Source: PCWorld

Stalkscan është një mjet i zhvilluar nga njëpalë e tretë dhe mund të zbulojë informacione të cilat janë publikisht të dukshme për profile të caktuara.

Së pari u duhet një link i plotë për një përdorues. Vendosni URL-në e profilit në kutinë e kërkimit dhe sajti do tju ofrojë lidhje të shpejta tek disa informacione si foto, video dhe pëlqime.

Edhe pse u duket diçka e frikshme, i gjithë ky informacion merret nga kërkimet publike të Facebook. Me fjalë të tjera nëse kërkoni në Facebook fotot e një personi do të merrni apo ato rezultate kërkimi.

Krijuar nga hakeri etik Inti De Ceukelaire, Stalkscan përdor një prej veçorive më të debatuara të rrjetit social i cili tashmë i përket së kaluarës, Graph Search. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony zbulon detajet e para të PlayStation 5

Privatësia në Facebook është e komplikuar dhe vazhdimisht është subjekt ndryshimesh.

Tags >

Stalkscan
Lajmet e fundit>