Lajmet

Standardi i ri Amerikan i enkriptimit është ndërtuar për ti rezistuar kompjuterëve kuantikë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Maj 2022
Standardi ri mund ti rezistojë kompjuterëve kuantikë, një teknologji në zhvillim e cila mendohet të zgjidhë problemet matematikore që kompjuterët e sotëm nuk munden. Standardi i ri Amerikan i enkriptimit është ndërtuar për ti rezistuar kompjuterëve kuantikë

Shtetet e Bashkuara po punojnë në një standard të ri enkriptimi që do të jetë aq i fortë saqë edhe agjencia më e specializuar në deshifrimin e kodit nuk do të arrijë ta thyejë.

Agjencia Amerikane e Sigurisë është përfshirë në disa pjesë të procesit por këmbëngul se nuk ka një mënyrë për të anashkaluar apo penetruar standardin e ri të enkriptimit.

“Nuk ka backdoor-ë”, tha Rob Joyce, drejtor i sigurisë kibernetike të NSA gjatë një interviste. Një “backdoor” shërben si një portë hyrëse në sistemet e enkriptimit dhe si rezultat kapërcimin e tij.

Një algoritëm enkriptimi zhvilluar nga NSA u refuzua si standard federal në 2014-ën me frikën se kishte “backdoor.”

Standardi ri mund ti rezistojë kompjuterëve kuantikë, një teknologji në zhvillim e cila mendohet të zgjidhë problemet matematikore që kompjuterët e sotëm nuk munden. Në të njëjtën kohë është frika më e madhe e Shtëpisë së Bardhë se mund të përdoret për të hakuar të dhëna të enkriptuara që mbajnë sekretet e sigurisë kombëtare Amerikane.

Shkencëtarët parashikojnë se kompjuterët kuantikë do të jenë në përdorim mes 5 deri në 50 vitet e ardhshme. Një konkurs nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë ose NIST ka për qëllim të përditësojë algoritmet që cënojnë kriptografinë e çelësave publike përgjegjës për sigurinë e e-maileve, bankingut online, rekordeve mjekësore, sistemet e kontrollit, sigurinë kombëtare etje.

Sistemi në fuqi është ndërtuar në 1970-ën për shkëmbim privat të informacionit mbështetur në algoritme publikisht të aksesueshme.

Javën e kaluar administrata Biden zbuloi një plan për të kaluar tërë ekonominë Amerikane në kriptografinë rezistente ndaj kompjuterëve kuantikë, teknologji e cila do të mbështetet në algoritmet e reja të NIST duke filluar nga 2035.

LEXO EDHE:  Disa prej uebsajteve më të klikuara në botë grumbullojnë informacione pa dijeninë e vizitorëve

Joyce tha se pyetje nuk është nëse, por kur. Ai është i shqetësuar se kundërshtarët e Amerikës po vjedhin dhe ruajnë të dhëna të enkriptuara të cilat duhej të ishin sekrete për dekada me radhës. Kina po shpenzon miliarda dollarë në investime për të zhvilluar kompjuterë kuantikë.

NIST, agjencia e cila filloi përpjekjet për standardin e ri në 2016-ën, mbikëqyr konkursin publik që po zhvillohet për zhvillimin e teknologjisë së re me 69 finalistë nga e mbarë bota. Edhe pse NSA ka ndihmuar në zhvillimin dhe ndryshimin e standardeve të NIST në të kaluarën, kësaj here instituti ka marrë vendimin të brendshëm pa ndërhyrje nga jashtë.

NSA ka zhvilluar algoritme rezistente ndaj kompjuterëve kuantikë përgjatë viteve tha Joyce por nuk aplikoi në konkurs me asnjë prej tyre. Matematicienët e NSA ka punuar me NIST për të deshifruar algoritmet dhe testuar fuqinë e tyre.

“Algoritmet e ardhura në konkurs duken të fuqishëm, të sigurte dhe ajo çfarë kemi nevojë përballë kompjuterëve kuantikë,” tha Joyce. “Kemi hedhur çdo gjë kundër tyre për të parë nëse janë të qëndrueshëm.”

Dokumentet e publikuara nga Snouden në 2013-ën zbulonin disa teknika të NSA për të penetruar enkriptimin apo krijimin e algoritmeve të cilat kishin “backdoor-ë.”

Përzgjedhja e një algoritmi është vetëm hapi i parë ndërsa NIST do të mbikëqyrë procesin e standardizimit të tyre për të cilët shpreson ti bëjë të disponueshëm në 2024.

Standardi final i përzgjedhur do të jetë i hapur publikisht për testim. /PCWorld Albanian