Softuer

StarCraft 2 gati për aksion pas 12 viteve zhvillim

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
StarCraft 2 gati për aksion pas 12 viteve zhvillim

Paraqitja e Starcraft II jo vetëm që vë theksim të veçantë në një paraqitje të fuqishme për një lojë për platformën PC, por gjithashtu shënon edhe një prej periudhave më të mëdha të kalauara mes paraqitjes së pjesëve për një markë.

Starcraft 2 ka një ngjarje të vendosur në një galaksi të largët në shekullin 26 dhe pëmban në vete tre kapituj, ku i pari që titullohet Wings of Liberty është lansuar sot. Pas kësaj, do të paraqiten kapitujt e radhës si “expansion packs”, duke shpalosur në një mënyrë unike fatin e racave tjera brenda universit të lojës. “Heart of the Swarm” dhe “Legacy of the Void” janë kapitujt që do të paraqiten më vonë, por që data e saktë e paraqitjes së tyre nuk dihet.

Loja nuk kërkon ndonjë sistem kompjuterik të teknologjisë më të fundit, edhe pse duket për mrekulli në një sistem të tillë, por me një PC mesatar do të arrini të keni një performancë mjaft të mirë të lojës. Përveç kësaj Starcraft II bënë një punë të shkëlyqer me luajtje me shumë njësi në të njëjtën kohë në ekran, kështu që nuk do të ketë ngadalësime kur është koha për aksion.

Gejmerët që kanë luajtur origjinalin Starcraft sigurisht do të gjejnë më shumë strategji dhe klasa të njësive, gjersa të rinjtë nuk do të kenë probleme të gjejnë vetën. Starcraft II është e lehtë për tu luajtur, por bëhet shumë më sfiduese nëse dëshironi të bëheni profesional në të.

Starcraft II është paraqitur në të njëjtën kohë edhe për PC e edhe për Mac, përmes shkarkimit.

LEXO EDHE:  Aplikacionet e Google në mbështetje të 900 milion njerëzve me humbje dëgjimi

Lajmet e fundit>