Softuer

StarCraft 2 gati për beta testim

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
StarCraft 2 gati për beta testim

Gjatë paralajmërimit të të hyrave gjatë ditës së djeshme, shefi ekzekutiv i Activision Blizzard ,Mike Morhaine zbuloi se strategjia e tij e shumë pritur fanatastiko-shkencore “është skalitur që të lëshohet në një beta testim të mbyllur më vonë gjatë këtij muaji”.

Morhaine shtoi se beta testi do të ndodhë “në një shkallë globale” dhe do të përfshijë me “mijëra testues të Amerikës Veriore, Evropës, Koresë, Tajvanit, Australisë dhe Zelandës së re”.

Fazën beta e StarCraft II ishte paraparë të lansohej në verën e kaluar por testimi asnjëherë nuk u materializua dhe shumë supozuan se loja po përjetonte probleme zhvillimi dhe do të humbiste rastin për tu paraqitur gjatë pushimeve të vitit 2009. Pa dyshim, në gusht kompania njoftoi se loja do të vonohet deri në vitin 2010.

Nuk jeni abonuar ende për testim? Atëherë ju ende mund ta bëni këtë, duke lexuar më shumë këtu tek Blizzard dhe duke u abonuar për një llogari në Battle.net.

LEXO EDHE:  Spotify padit Apple për "taksën" e App Store

Lajmet e fundit>