Softuer

StarCraft II shet 1.8 milion kopje në ditën e parë

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
StarCraft II shet 1.8 milion kopje në ditën e parë

VGChartz parashikon se rreth 1.8 milion kopje të lojës janë shitur vetëm në ditën e parë të paraqitjes në tregun e Evropës dhe Amerikës, duke përfshirë edhe shtijet fizike dhe ato shkarkuese përmes faqes Battle.net.

Shifrat e paraqitura nuk përfshijnë lojtarët në Kore për të cilët ishte virtualisht e pamundur të parashikohet saktë sesa njerëz e kishin blerë për shkak të mënyrës sesi është shitur. Shitja është bërë atje me kartela të ashtuquajtura “time cards” dhe përveç kësaj Blizzard pati theksuar se ata që kanë një llogari aktive në World of Warcraft në Kore do të kenë rasin ta luajnë lojnë pa pagesë. Numri i lojtarëve në Kore që luajtën lojën në ditën e parë mund të jetë më shumë se 3 apo 4 milion, por vetëm Blizzard di më shumë në këtë aspekt.

VGChartz, ka parashikuar gjithashtu se rreth 31 për qind apo 570.000 kopje ishin shitur në mënyrë digjitale përmes Battle.net, kurse numrat e mbetur kanë ardhur nga shitjet fizike të kopjeve dhe kanë kapur 57 për qind t ë shitjeve totale, që janë bërë në Evropë dhe Amerikë.

Pritet që Blizzard të bëjë një deklaratë zyrtare gjatë ditëve në vazhdim për numrin e sakt të shitjeve dhe shpresojmë që ata do të japin detaje edhe nga tregu Aziatik. Rekordin për shitjen më të shpejtë në ditën e parë për kompjuter e mbanë shtojca për World of Warcraft, Wrath of Lych King, e cila arriti të shesë 2.8 milion njësi në ditën e parë, duke përfshirë shitjet në Azi.

LEXO EDHE:  Mozilla lançon shërbimin e enkriptuar të dërgimit të skedarëve

Lajmet e fundit>