Softuer

StarCraft II ka kushtuar 100 milion dollarë

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
StarCraft II ka kushtuar 100 milion dollarë

Activision Blizzard ka investuar më shumë se 100 milion dollarë në zhvillimin e pjesës pasuese të StarCraft I dhe për të investuar kaq shumë në një lojë të bazuar në PC mund të duket e çuditshme, në një kohë kur të gjith zhvilluesit janë duke vënë si shënjestër të hollat e bazuara në konzola.

Bobby Kotick, CEO i Activision muajin që shkoi e përshkroi StarCraft si një prej shtatë “shtyllave të mundësisë” së kompanisë, ku secila shtyllë ka potencial të sjellë një profit operues prej 500 milion dollarë dhe mbi 1 miliard dollarë gjatë jetës së tyre.

Activision Blizzard është duke shpresuar se me paraqitjen e Starcraft dhe me episodin e radhës së World of Warcraft: Catalysm, do të filloj rikthimi i tregut të lojërave që ka pësuar një krizë së bashku me krizën ekonomike botërore.

Ju veçse mund të shkarkoni lojën për testim para se të paraqitet zyrtarisht me 27 korrik, vetëm vizitoni ueb faqen e StarCraft dhe do të kuptoni më shumë detaje.

LEXO EDHE:  Me Dropbox Transfer mund të transferoni deri në 100GB të dhëna

Lajmet e fundit>