Lajmet

Startup Grind Tirana e fillon vitin me ftuarin Artan Hoxha

Publikuar , 28 Janar 2019
0
Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe president i Tirana Business University, institucion privat i arsimit të lartë, i cili ofron programet e ciklit të parë dhe të dytë në fushat e përgjithshme të menaxhimit të biznesit, ekonomisë dhe juridikut. Startup Grind Tirana e fillon vitin me ftuarin Artan Hoxha

Startup Grind Tirana e nis këtë Vit të Ri 2019 me të ftuar Z. Artan Hoxha. Duke ju uruar një Vit të Ri të gëzuar dhe të begatë, ekipi i Startup Grind Tirana ju falenderon për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që jeni pjesë e komunitetit. Duke shpresuar që të keni një fillim viti fantastik ju ftojmë në eventin e parë për këtë vit më 31 Janar në Protik Innovation Center. I ftuari i parë i këtij viti është Z. Artan Hoxha.

Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe president i Tirana Business University, institucion privat i arsimit të lartë, i cili ofron programet e ciklit të parë dhe të dytë në fushat e përgjithshme të menaxhimit të biznesit, ekonomisë dhe juridikut.

Ai është një analist i mirënjohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike dhe shumë aktiv në media dhe në shtypin ditor. Z. Hoxha është drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore që promovon dhe mbështet zhvillimin e sistemeve demokratike dhe të tregut të lirë, si dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rezervoni biletën tuaj online dhe përfitoni nga oferta Early Bird deri më 29 Janar në linkun: http://bit.ly/2CFl6Nu

Sigurohuni që të jeni atje dhe të takoheni personalisht me folësin tonë dhe të shkëmbeni kontaktet tuaj me shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë sesioneve të rrjetëzimit, ndërsa provoni menunë e ushqimit fingertips.

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin.

Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

LEXO EDHE:  Qyteti i Ferizaj bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event.

Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Lajmet e fundit>