Lajmet

Startup Grind Tirana pret në takimin e radhës bashkëthemeluesen e Hako shpk, Antonela Hako

Publikuar , 25 Maj 2017
0
Hako Sh.p.k është një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri të prodhimit të sallamit dhe jo vetëm por në rajon. Startup Grind Tirana pret në takimin e radhës bashkëthemeluesen e Hako shpk, Antonela Hako Photo Source: StartupGrind

Startup Grind Tirana rikthehet të Mërkurën e javës së ardhshme me takimin e radhës ku do të jetë e ftuar bashkëthemeluesja dhe drejtoresha e marketingut pranë Hako sh.p.k Antonela Hako.

Hako Sh.p.k është një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri të prodhimit të sallamit dhe jo vetëm por në rajon. Themeluar në 1994, Hako është rritur nga një dyqan i vogël në një prej bizneseve më të suksesshme në vend me mbi 200 punonjës.

“U kthyem ne 1994 dhe pasuria qe sollem nga emigrimi ishte nje femije 2 vjec, nje banak, 2 trungje mishi dhe nje makine grirese. Ndodhi qe hapem dyqanin tone te pare…” Keshtu nis historia e biznesit te kompanise HAKO qe ne gjithe keto vite, nga nje dyqan i vogel lagjeje eshte kthyer ne nje nga kompanite me te medha te sallamerise ne Shqiperi e rajon.

Antonela ka qenë gjithnjë e vendosur dhe e përkushtuar plot pasion për të shndërruar idetë e saj në realitet. Së bashku me bashkëshortin e saj ajo ka punuar për të ndërtuar biznesin e saj të suksesshëm dhe jetuar jetën mes biznesit të saj e familjes.

Takimi mbahet Të Mërkurën me datë 31 Maj 2017 në ora 17:30 pranë Qendrës Protik. Axhenda e takimit vijon si mëposhtë:

  • 5:30 pm Networking
  • 6:30 pm Fireside chat
  • 7:30 pm Networking

Të gjithë të interesuarit për tu bërë pjesë e takimit mund të regjistrohen përmes faqes zyrtare të Startup Grind. Hyrja kushton 3 Euro për person.

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion të hekurt në inovacion dhe zhvillim komunitar dhe Stefan Koritar, Drejtor Rajonal i Startup Grind, Menaxher Produkti pranë Telenav dhe një entuziast i ekosistemit të startupeve.

LEXO EDHE:  Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Në takimin e fundit të Startup Grind ishte i ftuar Agron Shehaj, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptar dhe më gjërë.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>