Lajmet

Startup Live Tirana, eventi i ideve inovative për sipërmarrësit e rinj

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Startup Live Tirana, eventi i ideve inovative për sipërmarrësit e rinj

1506043_620248304710750_1151031961993069990_nSiç edhe jeni njoftuar për tre ditë me radhë u mbajt edicioni i tretë i eventit Startup Live Tirana, organizuar nga organizata Unique Junior Enterprise në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe mbështetjen e Eagle Mobile dhe Raffeisen Bank. Eventi, i zhvilluar në datat 11-13 prill, kishte si qëllim përfshirjen e të rinjve në fushën e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit dhe sipërmarrjes, nëpërmjet prezantimit të ideve inovative të biznesit, në seanca trajnimi dhe konkurrimi. Në këtë event morën pjesë 108 sipërmarrës të rinj, te ndarë në grupe dhe duke prezantuar 27 ide inovative, të cilët nën ndihmesën e mentorëve profesionistë vendas dhe të huaj punuan gjatë tre ditëve për të finalizuar idenë e tyre në produkt.

stlt1Paneli i jurisë përbëhej nga: Erjon Veliaj, Ministër i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Milena Harito, Ministër i Inovacionit dhe Administratës Publike, Prof Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Dritan Mezini, Kryetar i Shoqatës AITA. Këta të fundit mbajtën fjalime mbështetëse në këtë aktiviteti duke inspiruar ata të rinj në zhvillimin e mëtejshëm të startup-eve të tyre. Ministri Erjon Veliaj u shpreh se Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale do të ofrojë zyrat e punës, energjinë, internetin dhe mentor financiar për tre vendet e para. Ndërsa Ministrja Harito u shpreh se Ministria e Inovacionit do të jetë gjithmonë mbështetëse e programeve të reja startup, veçanërisht të atyre që lidhen me fushën e veprimtarisë së ministrisë dhe sjellin ide apo shërbime inovative në tregun vendas. Ndërkohë pjesëmarrësit formuan grupet përkatëse të cilët punuan në dy ditët në vazhdim për të zhvilluar idetë e tyre.

Gjatë fazës së punës të gjitha grupet janë mbikëqyrur nga mentorët të cilët, bazuar në eksperiencën dhe aftësitë e tyre profesionale ndihmuan konsiderueshëm të rinjtë në zhvillimin e ideve. Mentorët ishin kryesisht përfaqësues të kompanive të IT-së, lektorë të Universiteteve, CEO të organizatave partnere të cilët me kontributin e tyre gjatë fazës së mentorimit ishin një mbështetje e rëndësishme  e këtij eventi. Në ngjashmëri me ditët e mëparshme, edhe dita finale ishte e organizuar në fazë trajnimi, mentorimi dhe prezantime, të cilat kishin si qëllim zgjerimin e network-ut të këtyre të rinjve, shkëmbimin e ideve dhe nxitjen  e marrëdhënieve profesionale midis tyre. Çdo grup kishte dy minuta kohë në dispozicion për të prezantuar idenë përballë jurisë dhe audiencës. Pas përfundimit të të gjithë prezantimeve, 10 grupet fituese ju përgjigjën pyetjes së jurisë se cilat ishin hapat e mëtejshme që këto biznese të reja do të kryenin në vazhdimësi, menjëherë pas përfundimit të këtij eventi.

LEXO EDHE:  Zuckerberg akuzohet për mospërfillje dhe mungesë lidershipi

IMG_6750Pas konsultimeve të anëtarëve të jurisë, përzgjidhet ideja fituese e Startup Live Tirana #3 “ One Touch Taxi”. One Touch Taxi është një projekt rreth transportit dhe veçanërisht rreth menaxhimit të taksive. Gjatë fundjavës së organizimit të eventit, grupi fitues krijoi një aplikacion uebi dhe një Windows Phone App. Aplikacioni merr pozicionin gjeografik nga smartfoni i përdoruesit në kohën që përdoruesi prek butonin “Order Taxi” dhe të dhënat dërgohen tek qendra e monitorimit e cila telefonon taksinë më të afërt dhe e dërgon atë tek klienti.

Prezantuesit e kësaj ideje do të përfaqësojnë Shqipërinë në Pioneer Festival në Vienë, ku konkurrimi midis sipërmarrësve do të jetë në nivel ndërkombëtar. Për vendin e parë janë gjithashtu në dispozicion shuma prej 1000 Euro e cilat do të jetë ndihmesë fillestare për të vënë në zbatim projektin e tyre. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>