Biznes

Startup Shqiptar i dërgesave ushqimore Hajde App ngriti një investim prej 1 milionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shkurt 2022
Përdoruesit mund të blejnë produkte nga më të ndryshme, nga ushqime të freskëta, tek elektroshtëpiake deri rroba. Startup Shqiptar i dërgesave ushqimore Hajde App ngriti një investim prej 1 milionë dollarë

Startupi Shqiptar i dërgesave të shpejta të ushqimit, Hajde, ngriti një investim prej 1 milionë dollarësh për të zgjeruar aktivitetin në Evropën Juglindore.

Themeluar në Prill të 2021 në tregun Shqiptar, Hajde filloi ofrimin e shërbimit edhe në Kosovë në Tetor të 2021. Shërbimi ofrohet përmes aplikacioneve Androi dhe iOS të Hajde App.

Me këtë investim kompania do të zgjerojë shërbimin e dërgesave të ushqimit edhe në Maqedoninë e Veriut.

Investimi erdhi nga Fasanara Capital, një fond fintech Londinez i cili ka investuar. Përmes Hajde App përdoruesit mund të porosisin ushqim nga dyqane, restorante dhe supermarkete të regjistruara në platformë.

Aktualisht aplikacioni Hajde renditet i pari në kategorinë e “Food & Drink” në rajon me një rritje të shpejtë e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve dhe afruar partneritete të reja.

“Synojmë të zgjerojmë prezencën tonë duke hyrë në Maqedoninë e Veriut për të ofruar shërbimin për konsumatorët lokalë,” tha CEO dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Erli Cupi për tech.eu.

Përdoruesit e aplikacionit mund të blejnë produkte nga më të ndryshme, nga ushqime të freskëta, tek elektroshtëpiake deri rroba.

Dyqanet dhe restorantet mund të bëhen pjesë e platformës duke u regjistruar në faqen zyrtare të Hajde App. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Workshopet e para të Uplift Western Balkans sjellin mentorë nga Evropa dhe Izraeli