Lajmet

Startupet e Uplift Albania takime me ekspertë të inovacionit, investimeve dhe sipërmarrës të suksesshëm

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Dhjetor 2019
0
Workshopet dhe tematika të cilat po trajtohen me 8 startupet pjesëmarrëse kanë filluar të intensifikohen të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë startupet të përmbushin misionin dhe objektivat e tyre. Startupet e Uplift Albania takime me ekspertë të inovacionit, investimeve dhe sipërmarrës të suksesshëm

Ndërsa po i afrohemi fazës përmbyllëse të programit të akselerimit të Uplift Albania, workshopet dhe tematika të cilat po trajtohen me 8 startupet pjesëmarrëse kanë filluar të intensifikohen të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë startupet të përmbushin misionin dhe objektivat e tyre.

Tre workshopet e para mbajtur gjatë muajit Nëntor kishin në fokus tematika delikate për startupet si të folurit në publik, njohja e vlerës dhe e konsumatorit, problemet ligjore dhe rregullatore si dhe problemet me pronësinë intelektuale dhe brendin.

Më 5 Dhjetor në ambientet e Vodafone Albania, workshopi i udhëhequr nga strategjistja e inovacionit dhe transformimit dixhital, themeluese e BitHouse, Jewell Sparks kishte në fokus modelimin S.A.V.E të biznesit.

Workshopi u soll me mbështetjen e EU for Innovation dhe SWISS EP Albania.

Më 9 Dhjetor familja e Uplift Albania u takua me sipërmarrësin shumë të suksesshëm dhe ekspertin e shitjeve B2B Francesco Cracolici. Ai është udhëheqës i departamentit të shitjeve pranë The Family, një prej infrastrukturave më të sofistikuara për startupet në Evropë.

Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe Eneid Lika një ekspert shitjesh nga Enterprise Lab, Jakob Modeer nga SwissEp dhe Arjodita Mustali nga Grupi Vigan.

Workshopet për muajin Dhjetor vijuan në datën 16 me një takim me Igor Madzov i cili trajtoi tematika si përcaktimi i investimit që ju nevojitet startupeve, vlerësimit, negocimit me investitorët, due diligence dhe shumë tematika të tjera emocionuese.

Gjatë muajit Dhjetor do të vijojnë edhe dy takime të tjera. Uplift Albania në bashkëpunim me UK Albania Tech Hub do të organizojnë një event rrjetëzimi për startupet më 20 Dhjetor.

Takimi i radhës do të vijojë me datën 26 Dhjetor me Menaxheren e Produktit pranë Facebook, Dianna Yau. Ajo ka punuar në IBM, Google, Rocket Internet dhe themeluar Silicon Valley Abroad për të ndihmuar eksosistemet e startupeve në vendet në zhvillim.

LEXO EDHE:  SpaceX rikthehet në hapësirë, dërgon më shumë satelitë interneti

Ajo do të flasë rreth ndërtimin dhe zgjerimi të produkteve të kompanive të mëdha në tregjet në zhvillim për miliarda përdorues duke elaboruar taktika të rritjes dhe modele biznesi inovative.

Uplift Albania është akseleratori rajonal themeluar për të mbështetur eksosistemin e startupeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe mbarë rajonit. 50 aplikimet e mbërritura pranë Uplift gjatë fazës së përzgjedhjes vinin nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme.

Plexusvr, Moovy Food, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On janë startupet të cilët kapërcyen me sukses fazën finale të përzgjedhjes Selection Bootcamp.

Uplift Albania vjen si fryt i bashkëpunimit të ICTSmedia, SOVVA, SlovakAid, Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group dhe me mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeteria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV. /PCWorld Albanian