Biznes

Startupet e Uplift drejt realizimit të ideve

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Dhjetor 2020
Ndër vite kompania vazhdon të mbështesë të rinjtë që sjellin ide të reja dhe synojnë të bëhen pjesë e një industrie që ndryshon në mënyrë marramendëse, siç është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Startupet e Uplift drejt realizimit të ideve

Këtë fundvit, Huawei në Shqipëri iu bashkua Uplift Albania, programit tejet novator të akselerimit në fushën e teknologjisë së informacionit. Duke vlerësuar rëndësinë e risive, Huawei dhuroi tableta për idetë më të mira fituese të këtij takimi si dhe ekranin inteligjent IdeaHub për organizatorët e aktivitetit, i pajisur me opsione shtesë të dedikuara veçanërisht për zyrat inteligjente.

Gjatë konkursit të organizuar javës që shkoi, të quajtur së Uplift Mini-Demo, morën pjesë 11 startupe të cilët prezantuan idetë e tyre përballë një jurie, paneli investitorësh dhe audience të ngushtë nga partnerë dhe mentorë të #UpliftAL2020.

Tre startupet me prezantimin më të mirë ishin Crossplag, Udhë dhe Wellnes+. Crossplag është një teknologji edukative për të identifikimin e tesktit të një gjuhe; Udhë është një platformë e cila bashkon shoferët dhe pasagjerët të cilët kanë të njëjtin destinacion dhe Wellness+ është një platformë për menaxhimin e klubeve të gjimnastikës dhe fitnesit.

Kjo është hera e parë që Huawei në Shqipëri bëhet pjesë e një programi që i shton vlerë promovimit dhe realizimit të ideve në industrinë e teknologjisë së informacionit. “Është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e një programi akselerimi si Uplift Albania ku mbështeten të rinjtë për të realizuar idetë e tyre dhe do doja të uroja fituesit,” u shpreh Elizabeta Samarxhiu, Menaxhere e Biznesit në Huawei.

Përfaqësuesja e ICTS media Znj. Esmeralda Shala u shpreh se:  “Jemi shumë të lumtur të konstatojmë që Uplift Albania, si një akselerator ndërkombëtar po merr vlera çdo vit e më shumë nga ekosistemi novator në Shqipëri. Fakti që emra të tillë si Huawei dhe shumë organizata me reputacion ndërkombëtar po na bashkohen në këtë rrugëtim, na e fakton se jemi duke ecur në drejtimin e duhur”..”

LEXO EDHE:  Huawei është në pronësi të punonjësve të saj

Siç e dimë, Huawei është lider botëror për infrastrukturën dhe pajisjet inteligjente të TIK dhe misioni kryesor është të sjellë teknologjinë kudo, te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë inteligjente, plotësisht të lidhur. Huawei në Shqipëri operon prej vitit 2008 duke sjellë fjalën e fundit të teknologjisë si për bizneset ashtu edhe konsumatorët.

Ndër vite kompania vazhdon të mbështesë të rinjtë që sjellin ide të reja dhe synojnë të bëhen pjesë e një industrie që ndryshon në mënyrë marramendëse, siç është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. /PCWorld Albanian