Blog

Startupet Shqiptare dhe kriza e COVID-19, EU for Innovation mbështetje me trajnime dhe konsultime

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Mars 2020
0
Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19. Startupet Shqiptare dhe kriza e COVID-19, EU for Innovation mbështetje me trajnime dhe konsultime

Bashkimi Evropian lançoi një nismë për tu ardhur në mbështetje startupeve në Shqipëri përmes iniciativës EU for Innovation.

Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Për lehtësuar impaktin e izolimit për shkak të pandemisë, EU for Innovation do të organizojë konsultime përmes platformës të video-konferencave Zoom me startupet dhe ISO të cilët do të mund të flasin rreth sfidave që janë përballur dhe zhvillimeve të fundit në lidhje me COVID-19 me mbështetjen e ekspertit ndërkombëtar Jules Banning. Këto konsultime do të synojnë të gjejnë një zgjidhje për startupet.

Të gjitha takimet virtual do të bëhen përmes platformës Zoom dhe të gjithë palët e interesuara mund të caktojnë një orar për takimin përmes uebsajtit të EU for Innovation: http://euforinnovation.al/

Takimet do të realizohen çdo të Hënë, të Mërkure dhe të Premte me katër startupe për rreth 1 orë. Eksperti do të përpiqet të adresojë problemet dhe shqetësimet e startupeve me shpresën për ti ndihmuar ata të gjejnë zgjidhje.

Startupeve dhe ISO-ve pjesëmarrës do tu kërkohet të plotësojnë edhe një anketë online për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe realizuar workshopet e nevojshme.

Programi i konsultimit 1-në-1 ka për qëllim të:

  • Ndihmojë në identifikimin e problemeve të startupeve dhe ISO-ve
  • Ti fokusojë tek gjetja e një zgjidhjeje dhe jo tek problemi
  • Ti bëjë ata të shohin krizën si një mundësi
  • Organizojë biseda motivuese
  • Mësojë sesi mund të mbështetim njëri-tjetrin dhe ekosistemi në tërësi
  • Ofrojë sesione brainstorming
  • Ofrojë sesione virtual-pitching

Startupet dhe ISO që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme mund të rezervojnë takimin e tyre duke filluar nga dita e Hënë e javës së ardhshme datë 30 Mars 2020 në faqen zyrtare të EU for Innovation në këtë lidhje: http://euforinnovation.al/crisis-intervention-for-start-ups-in-albania/. Konsultimet do të bëhen nga ora 10-12pm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton logon e re të shfletuesit Edge