Biznes

Startupi fintech Twig themeluar në Londër nga një sipërmarrës Shqiptar ngriti një investim 35 milionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2022
Investimin prej 35 milionë dollarësh, Twig do ta ta përdorë për të mbështetur planet e zgjerimit në Evropë dhe SHBA përgjatë 2022, të mbështetë infrastrukturën e saj Web3.0 të pagesave si dhe të ofrojë produkte të reja financiare. Startupi fintech Twig themeluar në Londër nga një sipërmarrës Shqiptar ngriti një investim 35 milionë dollarë

Twig, një prej kompanive fintech me rritjen më të shpejtë në Britani themeluar nga sipërmarrësi Shqiptar Geri Cupi, njoftoi një raund investimi prej 35 milionë dollarësh.

Themeluar në 2020-ën dhe ofrimin e shërbimeve të para në Britani Korrikun e vitit të lamë pas, numëron sot 250 mijë përdorues dhe 100 mijë shkarkime në muaj të aplikacionit, rrugëtimi i Twig është padyshim ai i një unicorni.

“Twig shërben si urë lidhëse mes bankingut dhe rishitjes dhe ofruar mënyra të reja të vlerësimit të aseteve,” tha Geri për PCWorld.al.

Misioni i kompanisë është tu ofrojë njerëzve mundësin për të shfrytëzuar pasurinë e tyre dhe vlerën që ajo ka ndërsa Geri Cupi e përshkruan Twig si “Banka e Gjërave.

Investimin prej 35 milionë dollarësh, Twig do ta ta përdorë për të mbështetur planet e zgjerimit në Evropë dhe SHBA përgjatë 2022, të mbështetë infrastrukturën e saj Web3.0 të pagesave si dhe të ofrojë produkte të reja financiare.

Në aplikacionin Twig përdoruesit mund të ngarkojnë foto dhe imazhe të sendeve që duan ti shesin. Më pas ata marrin një vlerësim dhe ju ofrohet shitja e tyre menjëherë ndërsa me gjithë procesin e shitjesh ngarkohet vetë Twig.

Kombinuar me funksionalitetet e një banke të vërtetë, llogaritë e hapura në Twig vinë me një kartë bankare me të cilën mund të bëjnë edhe transferta parash të gjeneruara nga shitjet e sendeve të përdorua në platformë.

Është ndërtuar mbi principet e një “ekonomie rrethore” ku sendet e padëshiruara mund të ripërdoren duke ulur kështu dëmin mjedisor përmes rritjes së jetëgjatësisë së tyre. Uebsajti i Twig vazhdimisht vë theksin tek ulja e emëtimit të karbonit dhe reduktimit të impaktit mjedisor. Platforma është ndërtuar mbështetur në infrastrukturën blockchain.

LEXO EDHE:  Italia gjobit Amazon me 1.13 miliardë euro

Twig aktualisht është i disponueshëm vetëm në Britani ndërsa me investimin e fundit synojmë të zgjerohemi në Evropë dhe SHBA. Shumica e përdoruesve tonë janë Gen Z,” tha Geri.

Është pikërisht “Generation Z”, të rinjtë që konsiderohen si gjenerata e qëndrueshmërisë ku prioritet i jepet përdorimit të sendeve në vend të pronësisë.

Një sipërmarrës serial, Geri Cupi vjen me një eksperiencë në teknologjinë blockchain dhe ekonominë rrethore. Në 2020-ën ai u bë pjesë e Forbes “30 under 30” për kontributin e tij në Retail dhe Ecommcerce.

Në edicionin e tetë të ICT Awards ai u shpall Startupi i Vitit me kompaninë MonoChain. Vitin e kaluar së bashku me ICTSmedia, kompania e tij Twig nisi një iniciativë në mbështetje të komunitetit të zhvilluesve të softuerit me standarde Evropiane në Shqipëri quajtur Hoxton Academy. /PCWorld Albanian

Tags >

Twig