Lajmet

Startupi i kriptomonedhave hakon vetveten për të shpëtuar fondet e përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Qershor 2019
0
Pasi zbuloi problemin e sigurisë, ekipi i Komodo e përdori për të marrë nën kontroll fondet e përdoruesve. Gjithashtu kompania ka hequr nga përdorim aplikacionin Agama dhe u ka sugjeruar përdoruesve të kalojnë në produkte të reja. Startupi i kriptomonedhave hakon vetveten për të shpëtuar fondet e përdoruesve

Nëse do të kishit një startup kriptomonedhash, a do të pranonit të hakonit konsumatorët tuaj për ti shpëtuar nga një sulm hakerësh?

Kjo është ajo që ndodhi ditën e djeshme kur Platforma Komodo mësoi rreth një backdoor në një prej portofolëve të saj.

Duke pasur shumë pak kohë për të vepruar, ekipi i Komodo bëri atë që nuk e prisni. Hakoi vetë konsumatorët duke ua marrë fondet nga portofolët e tyre dhe zhvendosur në një vend të sigurtë nga hakerët.

Taktika pati sukses dhe 8 milionë monedha Komodo, 96 bitcoinë me vlerë 13 milionë dollarë u hoqën nga portofolët e ekspozuar të përdoruesve përpara se hakerët ti vidhnin.

Backdoori ishte në një portofol të quajtur Agama dhe u zbulua gjatë një auditi sigurie. Aplikacioni është zhvilluar nga Komodo.

Pasi zbuloi problemin e sigurisë, ekipi i Komodo e përdori për të marrë nën kontroll fondet e përdoruesve. Gjithashtu kompania ka hequr nga përdorim aplikacionin Agama dhe u ka sugjeruar përdoruesve të kalojnë në produkte të reja.

Komodo gjithashtu kërkoi nga përdoruesit të rimarrin paratë e tyre dhe të krijojnë adresa të reja BTC ose KMD me mbjellje të reja që hakerët të mos i përdorin të vjetrat për tu sulmuar portofolët e tyre përsëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndahet Bitcoin Cash, gërmohet blloku i parë i Bitcoin SV

Lajmet e fundit>