Biznes

Startupi nga Kosova Rubik ngriti një investim prej 3.5 milionë dollarësh

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Gusht 2022
Që nga lançimi i Marketplace në 2021, Rubik ka lehtësuar transaksione me vlerë 12 milionë dollarë për banesat familjare dhe prej konsumatorëve të saj janë 20 blerësit më të mëdhenj të SFR-ve në vend. Startupi nga Kosova Rubik ngriti një investim prej 3.5 milionë dollarësh Photo Source: ICK

Startupi Rubik i themeluar në Kosovë ngriti një investim prej 3.5 milionë dollarësh udhëhequr nga Ulu Ventures në Silicon Valley. Këtij investimi ju bashkuan edhe South Central Ventures, AAF Management, Rmarkable Ventures Fund, Green Egg Ventures, Greg Waldorf dhe Zillow.

Me seli në New York, startupi u themelua në 2017-ën nga sipërmarrësit Amar Sehic, Krenar Roka dhe Tommaso Montagni.

Inspirimi për themelimin e startupit “proptech” rubik erdhi për tre bashkëthemeluesit ndërsa kishin vënë re një etje të investitorëve institucionalë për këtë industri si dhe pengesat të cilat ishin unike për investitorët që përpiqeshin të shpërndanin kapital institucional në qiratë një familjeje të vetme njohur si (Single Family Rentals – SFR).

SFR-të janë vendbanime familjare të cilat të cilat operohen si prona me qira. Zgjidhja e Rubik përdor machine learning për të ofruar të dhëna financiare për të gjitha banesat familjare duke e bërë të lehtë për investitorët në pasuri të palujtshme të gjejnë prona që i përshtaten kritereve të tyre të investimit.

Më përpara Sehic, Roka dhe Montagni kanë punuar bashkë në projekte të tjera përfshirë analizimin dhe krijimin e mjeteve për SFR-të.

“Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave në mbarë tregjet, teknologjia e Rubik është e aftë të identifikojë shtëpitë të cilat i përshtaten kritereve specifike të secilit blerës dhe që aktualisht nuk janë në treg. Modeli i startupi përfshin ndërlidhjen e këtyre shtëpive jashtë tregut në tregun e shitblerjes të Rubik duke lejuar investitorët institucionalë të blejnë asetet në një mënyrë efikase dhe me transparencë të plotë të të dhënash pa ndërrim pronësie,” shprehej kompania.

Që nga lançimi i Marketplace në 2021, Rubik ka lehtësuar transaksione me vlerë 12 milionë dollarë për banesat familjare dhe prej konsumatorëve të saj janë 20 blerësit më të mëdhenj të SFR-ve në vend.

LEXO EDHE:  Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë, niveli më i ulët që prej 1 viti

Startupi tani planifikon të përdorë fondet për të rritur volumin e transaksioneve në mbarë tregun duke zhvilluar më tutje platformën e saj të të dhënave dhe analizës, dhe zgjeruar ekipet e inxhinierisë, shitjeve dhe marketingut.

“Me kapitalin dhe partnerët që kemi pranë jemi të pozicionuar mjaft mirë për të përfituar nga avantazhet e ndryshimeve të reja në treg dhe bërë një platformë investimi madhore për investitorët institucionalë në tregun e banesave familjare,” tha bashkëthemeluesi Tommaso Montagni.

Për investitorin lider Ulu Ventures, Rubik sjell një zgjidhje moderne për industrinë e pronave të paluajtshme.

“Platforma e tyre redukton problemet me transaksionet, përshtat kërkesën me ofertën, dhe siguron likuiditet për pronarët e shtëpive,” tha bashkëthemeluesi i Ulu Ventures Clint Korver.

Sipas tij kjo qasje do të modernizojë një praktikë e cila deri më sot mbështetej në një rrjet ofruesish shërbimesh të që s’kishin lidhje me industrinë dhe mungesën e një konsistence me transaksionet. /PCWorld Albanian

Tags >

Rubik