Lajmet

Startupi shqiptar Formon krijon një ventilator frymëmarrje për të infektuarit nga COVID-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Prill 2020
0
I gjithë sistemi mekanik i VentCore përbëhet nga disa komponentë ndërsa dizajnimi në mënyrë sa më të thjeshtë ka qenë sfida e vërtetë për Formon. Startupi shqiptar Formon krijon një ventilator frymëmarrje për të infektuarit nga COVID-19

Formon, startupi shqiptar nga Prishtina i specializuar në teknologjinë e printimit dhe ndërtimin e printerëve 3D, zbuloi një iniciativë të ndërmarrë në kuadër të pandemisë së COVID-19.

Në edicionin e IV të Albanian ICT Awards Formon u shpall Inovacioni i Vitit dhe Iniciativa e tyre humane quhet VentCore.

Është një ventilator frymëmarrje dizajnuar dhe zhvilluar nga vetë Formon dhe që mund të përdoret në raste krize. Ventilatori është open-source dhe përdor një dizajn BVM (Bag-to-Valve) për të automatizuar procesin e frymëmarrjes për pacientët e prekur rëndë nga COVID-19.

Formon tha se ventilatori është dizajnuar në një mënyrë që të prodhohet dhe replikohet shpejtë si dhe ftoi palët e interesuara për të dhënë kontributin e tij në përmirësimin e pajisjes.

     

Startupi tha se ky ventilator nuk është zhvilluar për të zëvendësuar pajisjet mjekësore të specializuara dhe mund të shërbejë vetëm në raste emergjente ku të gjitha opsionet e tjera janë ezauruar. Mund të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e doktorëve.

I gjithë sistemi mekanik i VentCore përbëhet nga disa komponentë ndërsa dizajnimi në mënyrë sa më të thjeshtë ka qenë sfida e vërtetë për Formon.

Mekanizmi i rripit përbëhet nga:

  • Një pllakë metalike
  • 3 pjesë 3D të printuara
  • Vida me madhësi standarde
  • Motor standard NEMA17

Pllaka metalike ku mbështetet mekanizmi përbëhet nga alumini letër plastike. Dorezat e çelësave rrotullues gjithashtu janë 3D të printueshme.

Kapakët e përparmë dhe të pasmë kanë një shtresë akriliku prej 5mm që mund të pritet me një makineri laser CNC. Shtresa e sipërme është 1.5mm e trashë dhe përbëhet nga një pllakë metalike.

Versioni aktual i krijuar prej Formon përmban një bord elektronik të përshtatur, 3 çelësa rrotullues dhe 2 çelësa kopsë.

LEXO EDHE:  Pas një dite të vështirë Facebook, WhatsApp dhe Instagram rikthehen normalitetit

Në total janë 12 pjesë 3D të printueshme për sistemin në fjalë. Të gjitha këto pjesë mund të shkarkohen nga uebsajti i VentCore. Informacionet mund të përdoren për të prodhuar më pas ventilatorin në printim 3D.

Formon i bashkohet disa nismave të tjera ndërmarrë nga komuniteti i startupeve dhe teknologjisë së informacionit për të asistuar dhe mbështetur me pajisje stafet mjekësore në Shqipëri dhe Kosovë të cilët po luftojnë me COVID-19. /PCWorld Albanian