Lajmet

Startupi Shqiptar pas asistentes mjekësore me inteligjencë artificiale Zana bëhet pjesë e inkubatorit teknologjik të Deutsche Telekom

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Dhjetor 2019
0
Vitin e kaluar Zana mori një financim prestigjioz nga qeveria Gjermane EXIST Startup Grant në mbështetje për kërkuesve shkencorë që duan të transferojnë punën e tyre në një produkt biznesi në treg Startupi Shqiptar pas asistentes mjekësore me inteligjencë artificiale Zana bëhet pjesë e inkubatorit teknologjik të Deutsche Telekom Photo Source: Hubraum

Zana, startupi i cili ka ndërtuar një asistente me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor zhvilluar nga Femra e ICT në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards, është përzgjedhur për tu bërë pjesë e inkubatorit teknologjik Hubraum të gjigantit Gjerman të telekomunikacionit Deutsche Telekom.

Zana është një ndihmëse me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor, Zana ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve, duke e thjeshtëzuar trajtimin e tyre nëpërmjet analizës së të dhënave të grumbulluara, si dhe ul kostot duke ofruar shërbim në distancë.

Projekti është zhvilluar nga Julia Hoxha. Ajo vjen nga qyteti i Tiranës dhe aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani. Studimet bachelor të arteve në shkencat kompjuterike i kreu në Maj të vitit 2004 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për të vijuar me studimet master dhe të doktoraturës në Software System Engineering në Gjermani.

Julia gjithashtu është bashkëthemeluese e Institutit Shkencor Shqiptar. Pas Zana qëndron një ekip ekspertesh nga fusha te ndryshme, si inxhinierë softuer, zhvillues biznesi, dhe mjekë.

Vitin e kaluar Zana mori një financim prestigjioz nga qeveria Gjermane EXIST Startup Grant në mbështetje për kërkuesve shkencorë që duan të transferojnë punën e tyre në një produkt biznesi në treg. Startup gjithashtu është nderuar me medaljen Innolabs Innovation mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Një person i cili vuan nga një sëmundje kronike ose ka dalë nga spitali pas një operacioni mund të instaloje Zana në celular për të pasur një monitorim të vazhdueshëm të parametrave të shëndetit, të cilat i dërgohen vazhdimisht mjekut. Për të mbledhur këto parametra, pacienti pajiset me një orë inteligjente si dhe, në rastin e pacientëve kardiakë, me një monitor të vogël EKG (elektrokardiogram) që mund ta përdorë në shtëpi në çdo kohë. 

Me rreth 6400 vizitorë unik në muaj, qëllimi i Zana është të arrijë në 17 mijë pacientë vjetor në fund të 2020./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 8 Pro: Telefoni që Samsung i trembej më së shumti