Analiza

Statistikat e komunikimeve elektronike, si qëndron tregu përpara daljes së Z-Mobile

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Krahasuar me një vit më parë numri i përdoruesve të telefonisë mobile ka rënë me afro 100 mijë abonentë nga 2.2 milionë në tre mujorin e tretë të 2018. Statistikat e komunikimeve elektronike, si qëndron tregu përpara daljes së Z-Mobile

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë në tre mujorin e tretë të 2019-ës arriti në 2.1 milionë abonentë, 2.46% më shumë sesa tre mujori i kaluar sipas raportit të fundit të publikuar nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Krahasuar me një vit më parë numri i përdoruesve të telefonisë mobile ka rënë me afro 100 mijë abonentë nga 2.2 milionë në tre mujorin e tretë të 2018.

Ashtu si rritja e numrit të abonentëve, edhe penetrimi i shërbimeve celulare është rritur për të shkuar në 115.68%.

Sipas të ardhurave, operatori Vala zotëron 49.35% ndjekur nga IPKO me 40.43%, Z-Mobile me 6.12%, mts doo me 2.96% dhe D3 Mobile me 1.14%.

Për nga numri i abonentëve Vala përsëri ka 48.3% të tyre ndjekur nga IPKO me 39.6%, Z-Mobile me 10.6% dhe D3 me 1.5%. Statistikat pritet të ndryshojnë në tre mujorin e fundit të vitit pas largimit të operatorit Z-Mobile abonentët e të cilit do të kalojnë Telekomin e Kosovës.

Numri i minutave të origjinuara për këtë periudhë ka qenë total për të gjithë operatorët prej 290,771 një rrit me 9.12% krahasuar me tre mujorin e dytë të 2019-ës dhe 7.1% me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Telefonia fikse dominohet nga Telekomi i Kosovës me plot 50% të tregut ndjekur nga mts doo me 28%, IPKO me 19% dhe Kujtesa me 3% sipas numrit të abonentëve.

Plot 352,659 abonentë aksesuan internetin nga shtëpia në tre mujorin e tretë të 2019-ës, një rritje 7.5% krahasuar me tre mujorin e dytë dhe 15.4% me vitin e kaluar.

Norma e penetrimit është 19.42% për 100 banorë ndërsa 118.7% për familje. Aksesi i internetin nga një pajisje celulare pati një rritje me 33.20% në 1.299 milionë abonentë.

LEXO EDHE:  Nga sot të gjithë numra Z-Mobile kalojnë në Vala

Interneti fiks sipas përdoruesve dominohet me IPKO me 35.58% të tregut ndjekur nga Kujtesa me 24.56%, Armotion me 14.66% dhe Telekomi i Kosovës me 8%.

Sipas të ardhurave IPKO përsëri merr pjesën më të madhe të tyre prej 34.17%, ndjekur nga Kujtesa me 21.59%, Armotion me 14.84% dhe Telekomi i Kosovës me 9%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>