Vëzhgim

Statistikë: 80% e fëmijëve nën 5 vjeç përdorin internetin çdo javë

Publikuar , 16 Mars 2011
0
Statistikë: 80% e fëmijëve nën 5 vjeç përdorin internetin çdo javë

Raporti, i cili kishte grumbulluar të dhëna nga shtatë studime të fundit, tregon që përdorimi i mediave dixhitale nga fëmijët është duke u rritur, në shumë raste duke përdorur edhe më shumë se një lloj të medias në të njëjtën kohë.

Prindërit në një studim tregojnë që më shumë se 60% e fëmijëve nën moshën 3 vjeçare shikojnë video online. Kjo përqindje zvogëlohet derisa fëmijët rriten (raporti e arsyeton këtë për shkak të kohës për të shkuar në shkollë dhe fëmijët nuk rrinë aq shumë në shtëpi), por madje edhe fëmijët nga 8 deri në 18 vjeç u raportuan që 20% të përmbajtjes së vet online e shpenzojnë në celularë, ose në ndonjë pajisje portative si iPod-ët.

Përdorimi i internetit dhe televizionit në mesin e fëmijëve është bërë një mbulim, me fjalë të tjera. Një studim në vitin 2010 nga Nielsen tregon 36% e fëmijëve në mes të moshës 2 dhe 11 vjeç përdorin që të dy mediat njëkohësisht. Fëmijët në mes të moshave 8 dhe 10 vjeç shpenzojnë rreth 5.5 orë gjatë ditës duke përdorur mediat.

Raporti nuk përpiqet që të zgjidhë bisedat më të shumta se dhjetë vite të të kësaj kohe të kaluar në media.

Edhe pse koha përgjatë ekranit rritet, koha pranë librit ende mbetet e njëjtë. Rreth 90% e fëmijëve të moshave 5-9 vjeç të cilët morën pjesë në një studim të bërë nga Sesame Workshop gjatë vitit 2008 u raportuan si kalues të së paku një ore në ditë duke lexuar tekste të lëndës së fizikës./pcworldalbanian

(Për të parë statistikën në hollësi, shtypni këtu).

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>