Softuer

Steam paraqitet për Mac

Publikuar , 12 Maj 2010
0
Steam paraqitet për Mac

Nëse jeni përdorues i Mac OS X apo keni në shfrytëzim një pajisje kompjuterike nga Mac, këtë klient të Steam mund ta shkarkoni nga steampowered.com, dhe në momentin që bëni këtë ju mund të filloni me shkarkimin e lojërave.

Libraria e Steam e dedikuar për Mac do të përfshijë edhe vetë titullin Portal, që do të jetë pa pagesë deri më 24 maj. Tituj tjerë përfshijnë Sid Meier’s Civilization IV , Football Manager 2010, Torchlight, etj. Ndërsa gjatë javëve në vazhdim do të përfshihen tituj si Team Fortress 2 dhe Left 4 Dead 2.

Gjithashtu Portal 2 do të lansohet në të njëjtën kohë për Mac sikurse për versionin për PC. Përveç kësaj, përzgjedhja e lojërave për të ardhmen mbetet ende thjeshtë spekulim.

LEXO EDHE:  iOS 11 arrin 85% adoptim

Lajmet e fundit>