Biznes

Steve Ballmer: Microsoft-i po bëhet si Apple

Publikuar , 11 Tetor 2012
0
Steve Ballmer: Microsoft-i po bëhet si Apple

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve Ballmer në letrën e tij vjetore kundrejt aksionerëve të kompanisë pranon se Microsoft-i po i ngjason gjithmonë e më shumë Apple në praktikat e biznesit.

Kjo vihet re me Windows 8, Windows Phone 8 dhe Xbox 360 që kanë të njëjtin dizajn me Modern UI, si dhe gjithashtu të gjitha uebfaqet e Microsoft-it që migruan në UI.

E kemi parë Microsoft-in të kapë tregun e konsolave me Xbox dhe Xbox 360, si dhe linjën e tastierave dhe mauseve që janë shitur për vite me radhë, por është dalja në fushën e tabletave me Surface që e bëjnë kompaninë të krahasohet me rivalin e saj.

Ballmer: Microsoft-i po bëhet një kompani pajisjesh dhe shërbimesh

E vetmja gjë që i mungon kompanisë është faktori “cool”, si dhe mungesa e besueshmërisë se kompania është miqësore me konsumatorin. Ballmer pranoi se Microsoft-i po bëhet një kompani pajisjesh dhe shërbimesh.

Jo se nuk do të vazhdojnë me Windows dhe Office, por strategjia që po ndjekin nuk është ajo e mëparshmja. Microsoft-i do të vazhdojë të punojë me partner si Dell, Samsung dhe HTC, por ekosistemi po ndryshon.

Për tre vitet e kaluara, ai dështoi të merrte bonuset e veta të performancës, të cilat janë sa dyfishi i rrogës së tij vjetore (685 000$).

Këtë vit ai mori vetëm shumën e “vogël” prej 620 000$ në bonuse. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kartat e para microSD 1TB më në fund një realitet

Lajmet e fundit>