Lajmet

Steve Ballmer: Microsoft po punon për lançimin e paketës Office për iPad

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Steve Ballmer: Microsoft po punon për lançimin e paketës Office për iPad

Steve Ballmer ka konfirmuar se Microsoft është duke punuar për lançimin e paketës Office 365 për iPad-ët, megjithatë ky version nuk do të jetë i disponueshëm derisa suita e aplikacioneve produktive të përditësohet në përshtatje me ndërfaqen moderne të përdoruesit në Windows 8.

Pavarësisht se versioni i fundit i Micrososft Office është dizajnuar duke pasur në mendje Windows 8, nuk është optimizuar ende për platformat që funksionojnë vetëm me prekje.

Nga fjalët e Ballmer mund të kuptojmë se Microsoft-i është në zhvillim e sipër të një versioni të ri të paketës Office që do të funksionojë në ndërfaqen moderne të përdoruesit, megjithatë nuk dihet ende periudha e lançimit. Zakonisht versionet e reja të Office lançohen njëherë në 3 ose 4 vjet.

Kur debutoi Office 365 Home Premium, zv.President i menaxhimit të programit Office është shprehur: “Me kalimin e kohës, për të përfituar nga avantazhet që ofron sistemi i ri, do të jetë e nevojshme që të riinxhinierojmë produktet Office, do të duhet t’i riimagjinojmë ato në një formë tjetër”.

Momentalisht Microsoft-i ka lançuar vetëm versionin e Office për iPhone, ndërsa përdoruesit e iPad mund të aksesojnë aplikacionet ueb të Office 365 nëpërmjet shfletuesve të ndryshëm. (PCWorld Albanian)

ballmer-office

LEXO EDHE:  Modelet e vjetra të iPhone dhe iPad kanë probleme me GPS

Lajmet e fundit>