Analiza

Steve Wozniak flet për filmin e Steve Jobs: Shumë gjëra janë gabim

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Steve Wozniak flet për filmin e Steve Jobs: Shumë gjëra janë gabim

Fundjava që sapo kaloi shënoi premierën e filmit të shumëpritur mbi jetën e Steve Jobs me aktorin Ashton Kutcher në rolin e biznesmenit dhe inovatorit të suksesshëm.

Por, mesa duket, realizimi i tij nuk ka qenë edhe aq i saktë. Bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak, foli këtë javë lidhur me përshtypjet e tij për filmin.

“Shumë gjëra ishin gabim,” tha ai në një intervistë. Sipas Wozniak, në film paraqitej një Steve Jobs më perfekt sesa ishte në të vërtetë në jetën reale në fillimet e karrierës së tij. Dobësitë dhe mangësitë e tij si sipërmarrës nuk ishin shfaqur dhe shumë njerëz të tjerë të rëndësishëm në ditët e para të Apple nuk ishin përmendur e as portretizuar në film.

Aktrimi i Kutcher duket se i ka pëlqyer përgjithësisht Wozniak-ut, edhe pse ai nuk shfaqte një sërë dobësish që kishte vërtet Steve Jobs gjatë kohës që drejtonte kompaninë apo punonte mbi produktet e reja.

Kur iu bë pyetja se çfarë mesazhi do të jepte, nëse kishte një të tillë, për Kutcher, ai u shpreh se do të kishte qenë i lumtur nëse aktori do ta kishte telefonuar herë pas here për t’i marrë ndonjë mendim.

Faktikisht, Wozniak-ut iu bë ftesa për të dhënë mendimin e tij mbi filmin para realizimit të tij, por ai hoqi dorë që në momentin që përfundoi së lexuari skenarin, duke u shprehur se ishte neveritur nga ajo që kishte lexuar. (PCWorld Albanian)

JOB_2895.NEF

LEXO EDHE:  PlayStation Vita bëhet një relike e së kaluarës

Lajmet e fundit>