Lajmet

Steve Wozniak mohon akuzat që ka kritikuar iPad-ët e rinj

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Steve Wozniak mohon akuzat që ka kritikuar iPad-ët e rinj

MEXICO-US-TECHNOLOGY-WOZNIAKBashkë-themeluesi i Apple, Steve Woznaik mund të ketë si histori kritikën ndaj ndërmarrjes për të cilën ka ndihmuar që të themelohej, por sipas një raporti nga NewDomanin.net, i ka dalë për të qartësuar se “kurrë nuk ka kritikuar iPad-ët e rinj”.

Raportet qarkulluan javën e kaluar duke thënë që Wozniak kishte goditur iPad Air dhe tha që as iPad Air e as iPad Mini nuk i kanë plotësuar nevojat e tij.

Wozniak tregon për autoren e biografisë së tij: “iWoz: Si e shpika Kompjuterin Personal dhe u Kënaqa duke e Bërë Këtë”, Gina Smith, që ai mendon që iPad-ët e rinj janë “të mirë”, por ai nuk blen çdo përditësim të Apple dhe ky i riu nuk është i mjaftueshëm për një ndryshim kritik për të.

Unë nuk mendoj që keni një zgjidhje mes modeleve të iPad-it kështu që vetëm duke thënë që iPad është i mirë … kjo është një deklaratë shumë ndryshe (dhe e kundërt me implikimin) që, nëse unë do të zgjidhja që të mos përditësoja tani, pas më pak se një vit nga përditësimi im i fundit, atëherë, unë, Woz, po them që iPad i ri i Apple është i keq. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pse kemi nevojë për iPad Mini të ri dhe kur do të vijë?

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>