Biznes

Steve Ballmer shet një pjesë të aksioneve të tija në Microsoft

Publikuar , 06 Nëntor 2010
0
Steve Ballmer shet një pjesë të aksioneve të tija në Microsoft

Para se të fus në llogari shitjet e fundit, Ballmer ka pasur 408 milion aksione, që janë të dhëna të saktësuara nga raporti më i fundit i Microsoft. “Edhe pse kjo është një çështje financiare personale, unë duhet të qartësojë këtë për të evituar konfuzione të mundshme” tha Ballmer. “Unë jam i emocionuar rreth produkteve tona të reja dhe rreth potencialit që teknologjitë tona të ndryshojnë jetët e njerëzve, dhe unë mbes tërësisht i përkushtuar ndaj Microsoft dhe suksesit të saj”.

Kjo është hera e parë në gati shtatë e gjysmë vite që Ballmer ka shitur stok. Shitjet e tij të mëhershme të stokut të Microsoft në vitin 2003, arritën vlerën rreth 1.6 miliard dollarë.

Sipas SEC Filings, Ballmer veçse ka shitur 49,341,652 aksione të stokut të përbashkët përgjatë tre transaksioneve të ndryshme këtë javë, duke arritur në një total prej 1.3 miliard dollarë. Për koincidencë, drejtori dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates gjithashtu ka shitur pakëz stok të kompanisë së tij këtë javë në dy shitje të ndryshme, duke arritur në një total prej 3 milion aksione të shitura. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Rritet tregtia e shërbimeve me BE

Lajmet e fundit>