Harduer

Steve Ballmer: Tablet me Windows 7 do të lansohen para fund të vitit 2010

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Steve Ballmer: Tablet me Windows 7 do të lansohen para fund të vitit 2010

Ballmer së fundi ka përmendur tabletët me bazë në Windows 7 në Konferencën Microsoft Worldwide Partner dhe ai ka përmendur kompani si Asus, Dell, Samsung, Toshiba dhe Sony.

Në fjalimin e tij Ballmer nuk i është referuar as iPad e as tabletëve me bazë në Android apo Chrome, megjithëse është e dukshme se Microsoft mendon se ata do të jenë në gjendje të dominojnë tregun.

Nuk është e qartë nëse të gjitha kompanitë që janë përmendur nga Balmer do të lansojnë tablet me Windows 7 para fundit të vitit 2010, megjithëse e dim se Asus është duke punuar në një produkt tablet për të cilin thuhet se do të paraqitet para fundit të këtij viti.

LEXO EDHE:  Apple adreson "Flexgate" në laptopët MacBook Pro

Lajmet e fundit>