Biznes

Steve Ballmer mund të largohet nga Microsoft!

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Steve Ballmer mund të largohet nga Microsoft!

Ekzekutivët janë të lumtr me performancën solide financiare por janë duke u frustruar vazhdimisht ndaj asaj që Ballmer nuk ka bërë asgjë ngacmuese sa duhet për të ngritur çmimin e aksioneve të Microsoft. Nëse ai nuk vepron brenda një periudhe prej gjashtë deri në nëntë muaj, mund të ketë forca të “përbashkëta” që do të kërkojnë largimin e ekzekutivit.

Thirrjet për një ndryshim duket se u bënë më të zhurmshme kur Apple tejkaloi Microsoft, si kompani me vlerën më të madhe të aksioneve, edhe pse Microsoft renditej ende si kompania me gjenerimin më të madh të të hyrave.

Gjiganti softuerik ka pasur një histori me çmime stabile të aksioneve që kanë filluar prej vitit 2001, vetëm një vit pasi Ballmer mori detyrën nga Bill Gates si CEO. Çmimi i tyre ka mbetur nën 30 dollarë për pothuajse të gjithë dekadën që shkoi dhe ka vështruar lëvizjen më të madhe kur u paraqit kriza ekonomike, me ç’rast çmimet për aksion ranë nën 20 dollarë. Përqindja e pjesëmarrjes për sisteme operative për desktop ka mbetur e njëjtë ose ka pësuar një rënie të lehtë, gjersa bizneset si Xbox, Zune dhe shërbimet tjera online ose kanë pasur sukses modest ose kanë qëndruar në vend si biznese që humbin para. Kjo kompani po planifikon një sulm të shkallës së plotë në tregun e tablet PC-ve por ende duhet të gjejë një partnerë të fuqishëm për të sfiduar konkurrencën e jashtëzakonshme nga Apple, me iPad.

Burime tjera pritet të përpunojnë këtë ngjarje, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë sinjal të qart rreth asaj se do të ketë lëvizje në nivelet më të larta të kompanisë. Megjithatë, ka thirrje të fuqishme për ndryshime të mëdha në lidership, pasi që ka shumë ekzekutiv të cilët punojnë ende në Microsoft pavarësisht se kanë dështime të profilit të lartë, siç është rasti me Roz Ho pranë Microsoft Kin, që ishte një projekt i skalitur për të destinuar qysh prej fillimit.

LEXO EDHE:  Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Ndërsa sot Microsoft ka raportuar edhe të hyrat e saj neto për çerekun e tretë, që sipas tyre kanë arritur në 48 për qind, gjë që është edhe një shenjë e radhës se bizneset janë duke filluar të shpenzojnë sërish në teknologji.

Shitjet e Windows kanë kërcyer në këtë çerek, në veçanti kopjet për biznese. Kjo i ka ndihmuar Microsoft të kërcejë në 4.52 miliard dollarë, apo 51 cent për aksion. Sipas Microsoft rreth 150 milion kopje të Windows 7 janë shitur qysh prej muajit tetor dhe sipas tyre pritet që numri i kompjuterëve që punojnë me Windows të arrijë në 350 milion.

Lajmet e fundit>