Biznes

Steve Jobs i zemëruar me Google

Publikuar , 01 Shkurt 2010
0
Steve Jobs i zemëruar me Google

Lansimi i Google Nexus One duket se ka irrituar shefin ekzekutiv të Apple Steve Jobs, i cili raportohet se u ka thënë punëtorëve të kompanisë së tij se gjiganti kërkues është futur në biznesin e celularëve vetëm e vetëm që të vrasë iPhone.

Jobs, i cili së fundi shpalosi iPad-in që pati një pritje të ngrohtë nga adhuruesit dhe kritikët gjatë javës së kaluar, u shfry para punëtorëve në Cupertino, duke thënë se maska e famshme e Google për miqësi ndaj konsumatorit, nuk është asgjë tjetër pos një gënjeshtër e madhe.

Një punëtor i kompanisë Apple emri i të cilit nuk u bë i ditur dhe që ishte i pranishëm gjatë bisedës së gjatë, deklaroi për Wired fjalët që tha Jobs: “Ne nuk jemi futur në biznesin kërkues, ata u futën në biznesin e celularëve. Mos u gaboni, ata dëshirojnë të vrasin iPhone-in. Ne nuk do t’i lejojmë. Kjo maskë mos u bë i keq, nuk është asgjë tjetër pos një plehër e madhe”.

Shpërthimi i raportuar nuk do të bëjë asgjë për të ngrohur marrëdhëniet e ftohta midis dy kompanive, rritja e pandalshme e të cilave në dominim global, në tregjet e tyre përkatëse ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët. Një seri e përplasjeve të nivelit të lartë në territore ka shtyrë parashikime rreth një fundi të marrëdhënieve miqësore mes këtyre dy fuqive.

Jobs gjithashtu duket se nuk ka hezituar të shfryhet edhe ndaj Adobe. Ai thuhet se deklaroi për forumin e kompanisë se iPhone (dhe tani iPad) do të punojnë pa Flash për shkak se Adobe është dembel dhe refuzon të futet në bord me çfarëdo që bënë Apple. Ai gjithashtu tha se e vetmja arsye pse MacBook-ët bllokohen është për shkak të krimbave në Flash, duke shtuar se arritjen e standardit HTML5, askush nuk do të përdor Flash.

LEXO EDHE:  Taksa dixhitale e Francës merr miratimin e parlamentit

Lajmet e fundit>