Harduer

Steven Sinofsky, ish- shefi i Windows tashmë përdor iPhone

Publikuar , 15 Janar 2013
0
Steven Sinofsky, ish- shefi i Windows tashmë përdor iPhone

Jo shumë larg nga prezantimi i tabletit Microsoft Surface dhe në të njëjëtën kohë edhe të sistemit operativ Windows 8 dhe Windows RT, Microsoft-i njeriun e parë përgjegjës për Windows e shkarkoi.

Steven Sinofsky nuk u pajtua me idenë e integrimit të ekranit me prekje dhe ndërfaqes së nevojshme, ndërsa flitej se deshi të zinte vendin e Steve Balmer-it. Twitter iphone

Duket qartë se shkarkimi ishte iniciativë e Balmer-it, duke marrë parsysh se edhe vetë Bill Gates deklaroi se në këtë vendim mbështet Balmer-in.

Vetëm disa muaj pas shkarkimit Sinofsky filloi (publikisht) të përdorë iPhone, që mund të shihet në bazë të disa cicërimave që ka bërë në Twitter.

Sinofsky edhe më tej përdor Microsoft Surface dhe uebin për Twitter, por shumë më rrallë shihet duke përdorur Windows Phone.

Sinofsky në panairin e sivjetshëm CES ka kaluar mbi 15 orë në skenë, por ende nuk është e qartë se me çfarë do të merret në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi famëkeq bën gati valixhet

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>