Analiza

Stiftung Warentest, vërteton se iPhone 4 humb sinjalin

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Stiftung Warentest, vërteton se iPhone 4 humb sinjalin

Sipas Stiftung Warentest, vetëm një prekje e vogël me gisht mbi zbrasëtirën e antenës në pjesën e poshtme të majtë, mjafton që iPhone 4 të humb sinjalin deri në 90 për qind. Dhe, varësisht prej fuqisë së rrjetit, kjo mund të ket si rezultat edhe thirrje të humbura. Sa i përket ueb shfletimit, lidhja e internetit bëhet “tmerrësisht” e ngadalshme kur ju vendosni dorën tuaj mbi pikën kritike.

Fondacioni ka përsëritur testin duke përdorur dy celularë tjerë të mençur (emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur) dhe kësaj radhe humbja e sinjalit ishte vetëm 25 për qind. Por edhe pse edhe dy celularë e tjerë të testuar nga Stiftung Warentest kishin humbje të sinjalit, fuqia e tyre mjaftonte që thirrjet të mos humbisnin.

LEXO EDHE:  AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale

Lajmet e fundit>