Lajmet

Stili Microsoft 8 UI për shërbimet dhe aplikacionet e Microsoft

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
Stili Microsoft 8 UI për shërbimet dhe aplikacionet e Microsoft

Microsoft me afrimin e datës së lansimit të Windows 8, ka vendosur që Ueb shërbimet dhe aplikacionet e veta 2.0 t’i ridizajnojë që të përputhen me identitetin vizuel të Windows 8.

Fjala është për stilin tashmë të njohur “Metro”, por për shkak të epilogut të fundit të gjykatës, Microsoft hoqi dorë nga përdorimi i këtij emri.

Nëse jeni përdorues i emailit të Hotmail të Microsoft-it, atëherë sigurisht se deri tani e keni vërejtur transformimin e emailit në outlook.com, përveçse ajo erdhi me adrësë të re arriti poashtu edhe ndryshimi i identitetit vizuel i cili tashmë do të përputhet në tërësi me përvojën e përdoruese të Windows 8.

Fjala ëshë për dizajnin që e përbëjnë tehe të mprehta, ngjyra me kontrast dhe një minimalizim (deri tani i quajtur Metro).

Por, Microsoft nuk u ndal vetëm në Outlook.com. Linja e njëjtë e ridizajnimit e preku edhe Skydrive – shërbimin e popullarizuar cloud që na mundëson ngarkimin e të dhënave private në serverët e Microsoft-it.

Duhet ta pranojmë se ridizajnimi i Skydrive duket shkëlqyeshëm, e kur kësaj i shtojmë edhe 25 GB hapësirë falas, Dropbox nuk është më edhe aq tërheqës.

Për fund, të përmendim se ka arritur edhe versioni i ri i pakos Windows Essentials i emëruar 2012, që sjellë versionet e rifreskuara të Paint, Movie Maker, Writter dhe Mail.

Për instalimin e Windows Essential 2012 duhet të keni të instaluar Windows 7 ose Release Preview të Windows 8, kështuqë nëse jeni ende në Windows XP-në e vjetëruar mendoni seriozisht për rifreskimin e sistemit operativ në mënyrë që t’i shfrytëzoni përparësitë e këtyre veglave të popullarizuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Lajmet e fundit>