Blog

Stranger Things 4 arrin 1 miliardë orë shikueshmëri në Netflix

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2022
Stranger Things 4 ka potencialin për të tejkaluar hitin Korean dhe kanë kaluar vetëm pak ditë që kur dy episodet e para dolën. Stranger Things 4 arrin 1 miliardë orë shikueshmëri në Netflix

Stranger Things 4 është bërë seriali më popullor në gjuhën Angleze në Netflix pas premierës së dy episodeve të fundit.

Gjiganti i streaming zbuloi se filmi është parë 1.15 miliardë orë në 28 ditët e para të debutimit. 7 episodet e para kishin një shikueshmëri prej 930.32 milionë orë ndërsa episodet 8 dhe 9 arritën 221 milionë orë shikueshmëri gjatë javës 27 Qershor – 3 Korrik.

Kështu bëhet seria e dytë pas Squid Game që ka kapërcyer 1.65 miliardë orë në 28 ditët e para dhe që aktualisht mban titullin si shfaqja më e shikuar në historinë e Netflix.

Ende Stranger Things 4 ka potencialin për të tejkaluar hitin Korean dhe kanë kaluar vetëm pak ditë që kur dy episodet e para dolën.

Por Netflix nuk tregoi nëse popullariteti i serialit ka pasur impakt në numrin e abonentëve. Në 2021 kompania postoi rritjen më të madhe të abonentëve por në Prill të këtij viti humbi 200 mijë abonentë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi zbulon versionin e ardhshëm të sistemit operativ për smartfonët

Tags >

Netflix