Biznes

Strategy Analytics: Dërgesat për shitje të tabletëve Android arrijnë 65.8% në tremujorin e fundit

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Strategy Analytics: Dërgesat për shitje të tabletëve Android arrijnë 65.8% në tremujorin e fundit

159858115-645x250Dërgesat për shitje të tabletëve kanë arritur 57.6 milionë njësi gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 19% nga 48.3 milionë që ishte kjo sasi një vit më parë. Nëse do t’i analizonim këto shifra do të shohim se tabletët që kanë pasur prodhimin më të madh janë ato me sistem Android. Platforma ka siguruar 65.8% të tregut global, ndërsa iOS 28.4%. Windows, nga ana tjetër, ka siguruar 5.8%.

Tabela e mëposhtme tregon më me detaje të dhënat e tremujorit të fundit

pr-280414-tts-520x292

Të dhënat vijnë nga Strategy Analytics, të cilët shprehen se Google po bën dalëngadalë progres të qëndrueshëm teksa tashmë komandon pothuajse 2/3 e tregut të tabletëve. Apple, nga ana tjetër, ka ndryshuar ciklin e lançimit të produktit duke u përqëndruar më tepër gjatë sezonit të festave. Kjo do të thotë se fakti që iPad-i po humbet treg do të vazhdojë edhe për muajt në vijim, deri rreth fundit të vitit.

Me pak fjalë, lufta mes Android dhe iOS jo vetëm që ka përfunduar, por duket se edhe në një të ardhme të afërt nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Ajo që do të jetë interesante për t’u vëzhguar është ecuria e tabletëve të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Qualcomm: Apple na detyrohet 7 miliardë dollarë

Tags >

android
Lajmet e fundit>