Softuer

Street Fighter X Tekken do të paraqitet me 6 mars

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
Street Fighter X Tekken do të paraqitet me 6 mars

Capcom ka shfaqur një prezencë të madhe në Comic-Con në korrik, duke shfrytëzuar rastin për të shpalosur Ultimate Marvel vs Capcom  dhe karterët e rinj për Street Fighter X Tekken. Comic-Con që mbahet në Nju Jork kësaj radhe nuk duket se do të jetë më ndryshe për Capcom, ku pritet të publikohet titulli Street Fighter X Tekken për platformat Xbox 360 dhe Playstation 3, gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Por kjo nuk është e tëra. Në kuadër të Comic-Con në San Francisco pritet që të konfirmohen të dhënat se një titull për PC është në zhvillim e sipër. Capcom nuk ka ofruar një datë lansimi për PC dhe PlayStation, të edicionit Vita të Street Fighter X Tekken.

Përveç kësaj, Ono ka ofruar fjalët e para në lidhje me Street Fighter X Tekken Special Edition për Amerikën Veriore. Pakoja Premium përfshin lojën, si dhe një kabinet integruar arkadë dhe një libër unik. Capcom nuk ka bërë të ditur çmimin për Street Fighter X Tekken Special Edition dhe nuk është përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  FaceTime është shndërruar në makth për Apple

Lajmet e fundit>