Lajmet

Studentët e Universitetit të Kalifornisë Jugore krijojnë video lojën për të ndihmuar fëmijët me autizëm

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Studentët e Universitetit të Kalifornisë Jugore krijojnë video lojën për të ndihmuar fëmijët me autizëm

lojraaaaNjë skuadër e studentëve në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) ka zhvilluar një lojë të quajtur Social Clues, por jo për fitime, të paktën jo drejtpërdrejt. 35 studentët, të cilët kanë prapavija në fusha si inxhinieri dhe dizajn, e kanë zhvilluar lojën për të ndihmuar fëmijët me autizëm. Në veçanti, loja synon t’i mësojë fëmijët që të shikojnë të tjerët në sy, të dëgjojnë të tjerët dhe të njohin emocionet e të tjerëve. Në Social Clues, fëmijët luajnë si njëri nga dy karakteret: ParticiPETE ose communiKATE. Në një përpjekje për të gjetur lodrat e tyre të humbura, ata duhet të bisedojnë me karakteret në vizatimet virtuale të opsioneve të botës reale. Gjatë rrugës, thotë USC, fëmijët do të “mësojnë gjërat që duhet të bëhen dhe të mos bëhen të ndërveprimit social.”

Në një skenë, fëmijët duhet që me saktësi ta identifikojnë gjendjen emocionale të një karakteri jo-lojtar (NPC), ndërsa tjetri i kërkon përdoruesve që të tërheqin një shigjetë derisa ajo të lidhet me sytë e karakterit tjetër për t’i mësuar fëmijët rreth rëndësisë së shikimit në sy të të tjerëve teksa bisedojnë. Një papagall mik i quajtur Sherlock i ndihmon fëmijët gjatë rrugës. “Ajo që jemi duke provuar të bëjmë është të thyejmë ndër-veprimet ditore në diçka shumë të kuptueshme, shumë të menaxhueshme,” tha në një deklaratë për shtyp, studenti i studimeve master për menaxhim biznesi nga Shkolla e Biznesit Marshall e USC-së, Jeremy Bernstein. Ai punoi në lojë si udhëheqës i projektit së bashku me gruan e tij, Karen Okrent, e cila është patologe e gjuhës së folur.

Shkathtësitë që Social Clues i mëson me efikasitet shërbejnë si një “hartë rrugore” për fëmijët për t’u përdorur kur ata janë larg nga simulimi kompjuterik, tha Bernstein. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) deklaron që rreth 1 në 68 fëmijë kanë çrregullime autizmi, për të cilat USC thotë që tregojnë që nevoja për një lojë si Social Clues “asnjëherë nuk ka qenë më e madhe”.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë roamingun nga qershori

Për ta përgatitur këtë lojë, zhvilluesit nga USC u takuan me më tepër se dhjetëra fëmijë që kishin autizëm, e po ashtu edhe me terapeut. Reagimi vinte nga këto sesione pune që frymëzuan ndryshimin në ndërfaqen e lojës për të ofruar më tepër qartësi – u shtuan ngjyra të ndritshme, karaktere të thjeshta dhe butona të mëdhenj. Vetë Social Clues erdhi nga një kurs i Lojërave të Avancuara në USC, që e paraqesin një lojë nga zanafilla deri në përfundim gjatë këtij kursi prej dy semestrave. USC raporton që dizenjatorët vazhdojnë të punojnë në lojë teksa ata hulumtojnë mundësinë e një lëshimi komercial.(PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>