Analiza

Studentët izraelitë do të marrin bursa për propagandë pro shtetit të tyre në internet

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Studentët izraelitë do të marrin bursa për propagandë pro shtetit të tyre në internet

Qindra studentë të universiteteve në Izrael të cilët postojnë propaganda pro Izraelit në mediat shoqërore do të marrin bursa sipas një programi të ri qeveritar të përgatitur për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

Haaretz raporton që zyra e kryeministrit Benjamin Nenyahu po prezanton nismën në bashkëpunim me Unionin Kombëtar të Studentëve Izraelitë (NUIS). Zyra e Netanyahu-t planifikon që të krijojë “njësi mbuluese” brenda gjashtë universiteteve të Izraelit të komprometuara nga studentët të cilët duan që të shpërndajnë propagandë pro Izraelit, pa e identifikuar vetveten si operativë qeveritarë.

“Ky është një projekt novator i synuar në fuqizimin e diplomacisë kombëtare të Izraelit dhe përshtatjen e saj për ndryshimet në shfrytëzimin e informacionit,” tha zyra e Netanyahu-t në një deklaratë.

Arutz-Sheva raporton që Izraeli është duke kërkuar një buxhet prej 778,000 dollarë për këtë projekt dhe NUIS do të zgjedhë studentët pjesëmarrës në atë që izraelitët e quajnë “hasbara” ose diplomaci politike.

“Njësia e mbulimit” e studentëve izraelitë do të shpërndajë mesazhet e veta në rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter. Si shkëmbim për pjesëmarrjen e tyre, studentët do të marrin kompensim që shkon nga bursa të pjesshme deri në bursa të plota universitare.

Një organizatë joqeveritare e quajtur Forca e Mbrojtjes së Hebrenjve në Internet (JIDF) tashmë përdor rrjetet shoqëror në shërbim të qëllimit të vet, të përshkruar si “lufta kundër antisemitizmit dhe terrorizmit në ueb”. (PCWorld Albanian)

c._46_Jerusalemnter

LEXO EDHE:  Dalja në bursë e Pinterest mund të vlerësojë kompaninë me 9 miliardë dollarë

Tags >

internet
Lajmet e fundit>