Biznes

Studentët shqiptarë të programit “Seeds for the Future” nga Huawei marrin pjesë në samitin e talenteve digjitale në Helsinki

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Dhjetor 2021
Studentët shqiptarë të programit “Seeds for the Future” nga Huawei marrin pjesë në samitin e talenteve digjitale në Helsinki

Dy studentë nga Shqipëria që kanë ndjekur programin ndërkombëtar intensiv 8-ditor “Seeds for Future” gjatë muajit maj, kanë qenë të ftuar në samitin e organizuar nga Huawei për talentet e reja në Helsinki. Mes shumë studentëve të tjerë të përzgjedhur nga e gjithë bota ata shkëmbyen eksperiencat e tyre lidhur me teknologjinë dhe novacionin. Ky program i talenteve të reja u cilësua si programi kryesor që ka ndikuar në zhvillimin e talenteve të reja digjitale dhe përmirësimin e TIK-ut.

Nga programi “Huawei Seeds for the Future 2021” kanë përfituar 25 studentë shqiptarë të cilët u certifikuan nga vetë gjiganti i teknologjisë botërore. Rea Deda dhe Albion Hoxha ishin dy të përzgjedhurit pjesëmarrës në samitin e mbajtur në Helsinki dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur opinionin e tyre lidhur me eksperincën e kaluar.

“Dua të falenderoj Huawei për mundësinë që na dha dhe i jam shumë mirënjohëse. Takimi me sipërmarrës të mëdhenj, inxhinierë dhe studentë të talentuar nga vende të ndryshme më inkurajoi të vazhdoj të mësoj dhe të rris një version më të mirë të vetes”- shprehet Rea.

Ndërsa Albioni shkruan: “Faleminderit për ftesën Huawei Talent Summit. Ishte kaq e vlefshme për të marrë njohuri dhe për të diskutuar rreth teknologjisë në Evropë. Në të njëjtën kohë ishte edhe shumë argëtues krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta me shumë sipërmarrës, zhvillues dhe botues në Evropë.”

Gjatë samitit të Huawei të mbajtur në Helsinki, përpos arritjeve të kompanisë në programet e kultivimit të talenteve, tema kryesore që u diskutua ishte zgjidhja e sfidave të së ardhmes si: boshllëku i aftësive digjitale, mungesa e talenteve të TIK-ut, barazia dhe qëndrueshmëria. Pjesë e samitit ishin më shumë se 80 studentë, përfaqësues nga startup-et, OJQ-të, konsulencat dhe universitetet nga e gjithë Evropa.

LEXO EDHE:  Huawei prezanton flagshipët e parë me HarmonyOS

Huawei është  përkushtuar të zhvillojë talentet në fushën e TIK-ut dhe digjitalizimit në çdo vend ku operon. Në vitin 2008, Huawei filloi të nisë programe të ndryshme të zhvillimit të talenteve, duke përfshirë bursa, konkurse teknologjike dhe trajnime për aftësitë digjitale. Që atëherë, Huawei ka investuar mbi 130 milionë euro në këto programe, duke përfituar më shumë se 1.54 milionë njerëz nga më shumë se 150 vende në mbarë botën.

Kompania ka vendosur të bashkëpunojë me partnerët evropianë për të zhvilluar talentet më të mira digjitale dhe për të kapërcyer ndarjen digjitale. Nëpërmjet programeve të tilla si “Huawei Seeds for the Future”, “AI Academy” dhe “HUAWEI CLOUD Academy”, Huawei synon t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë njohuritë më të fundit të industrisë së TIK-ut, duke mbjellë farat e një të ardhmeje digjitale të lulëzuar. Gjiganti botëror është tejet aktiv edhe në vendin tonë që prej vitit 2008 kur ka nisur të ofrojë shërbimet e saj.

Tags >

Huawei