Analiza

Studim: 10% e pesëvjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë celularë

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Studim: 10% e pesëvjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë celularë

Zakonisht, kur mbushin pesë vjeç, shumica e fëmijëve mësojnë të lexojnë orën. Megjithatë, një pjesë e tyre mund t’ju duhet të mësojnë shumë gjëra të tjera më të avancuara në këtë moshë, pasi një e dhjeta e pësëvjeçarëve kanë celular, të paktën sipas një studimi të ri që është kryer në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi është realizuar nga uSwitch.com dhe ka arritur në përfundimin se mosha mesatare kur një fëmijë britanik merr celular është 11 vjeç. Megjithatë, edhe numri i fëmijëve pësëvjeçarë të cilët kanë celular nuk është i papërfillshëm. Një nga arsyet konsiderohet fakti se në Mbretërinë e Bashkuar kushton më pak se në çdo vend tjetër të botës të kesh një smartfon.

Për të bërë një krahasim me SHBA-në, sipas një studimi të realizuar nga AT&T në vitin 2012, mosha mesatare që një fëmijë të kishte celular ishte 12 vjeç. Ndërkohë, në studimin britanik, doli në pah se fëmijët shpenzonin mesatarisht 11 £ në mauj dhe 125 £ për tëlefonin, ndërkohë që 16% e adoleshentëve kishin modele më të shtrenjta se prindërit e tyre.

Kur është mosha e duhur?

Edhe pse prindërit mendojnë se fëmijëve të tyre në kopësht apo në shkollë fillore ju duhet telefoni për të komunikuar me ta, kjo periudhë mund të jetë jo edhe aq e përshtatshme për t’i dorëzuar ata në botën dixhitale. Për të mos folur për privatësinë, sigurinë dhe elemente të tjera të ngjashme, të cilat fëmijët nuk i kuptojnë dhe mund të rrezikohen duke përdorur celularët, duhet të mbahet parasysh se ata mësojnë më mirë në një ambjent real sesa në një virtual. Ata nuk mund ta eksplorojnë botën me celular në dorë dhe nuk mund të ndërveprojnë siç duhet me të.

LEXO EDHE:  Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru thotë një studim

Ekspertët sugjerojnë si moshë minimale periudhën kur fëmija shkon në klasë të pestë. Gjithmonë prindërit duhet të flasin me fëmijët mbi sigurinë para se t’u dorëzojnë atyre celularin. Po ashtu, ata duhet të sigurohen që telefoni të lihet në darkë në një vend të caktuar, jashtë dhomës së gjumit të fëmijës, në mënyrë që ai të bëjë gjumë me orarin e duhur. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”aXV-yaFmQNk”]

child_cellphone

Tags >

celular
Lajmet e fundit>