Analiza

Studim: Fëmijët preferojnë pajisjet elektronike më tepër sesa lodrat tradicionale

Publikuar , 24 Shkurt 2014
0
Studim: Fëmijët preferojnë pajisjet elektronike më tepër sesa lodrat tradicionale

ipadkid_610x332Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga disa specialistë për edukimin e fëmijëve, rezulton se ekranet me prekje preferohen nga fëmijët shumë më tepër se çdo lodër tjetër. Të dhënat e këtij studimi që ka pasur në fokus botën e fëmijëve dixhitalë, tregojnë se mbi 60% e prindërve janë shprehur se fëmijët e tyre të moshës 12 vjeç ose më të vegjël luajnë “shpesh” në ekranet me prekje, ndërsa 38% e tyre luajnë “shumë shpesh”. Nga këto shifra mund të kuptojmë se lodrat tradicionale kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me lojërat elektronike.

Michael Cohen, drejtues i studimit, është shprehur: “Asnjëherë nuk kisha hasur teknologji më intuitive për fëmijët”. Një rezultat tjetër i studimit tregonte se në ato shtëpi ku fëmijët kishin akses ndaj smartfonëve ose tabletëve, 36% dispononin pajisjet e tyre personale. “Vitin e kaluar ky tregues ka pasur vetëm një shifër” – tha Cohen.

kidsstats_610x319Ju mund të imagjinoni ose ndoshta shpresoni që fëmijët i përdorin këto pajisje për të mësuar. Në fakt, disa tregues e pohojnë këtë gjë, por është e qartë se lojërat përbëjnë nevojën primare. Ky progres duket të jetë i pashmangshëm. Lodrat tradicionale, sidomos ato që nuk kanë ndryshuar prej kohësh, mund të duken si relike për fëmijët që po përjetojnë ndryshimet në botën moderne, aty ku njerëzit ulin kokën mbi ekranet e pajisjeve personale dhe nuk shohin se ku po shkojnë.

Megjithatë, disa prindër e kanë të vështirë t’a pranojnë të vërtetën. Sipas të dhënave të studimit, 32% e të anketuarve janë shprehur se pajisjet që disponojnë ekran me prekje nuk konsiderohen “asnjëherë” si lodra. Vetëm 10 % e tyre janë shprehur se këto pajisje përdoren “gjithnjë” si lodra.

LEXO EDHE:  Telefonët Android nuk maten dot me Face ID e Apple prandaj kanë zgjedhur skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Në përgjithësi prindërit përpiqen të vetëmbrohen kur përgjigjen ndaj këtyre anketave. Kur janë pyetur se cili kriter ishte më i rëndësishmi në përzgjedhjen e një lodre, përgjigja e parë ishte “përshtatja me moshën”, ndërsa e dyta ishte “vlera në edukim”. “Vlera e lojës” qëndronte poshtë “kërkesës së fëmijës”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Studim
Lajmet e fundit>