Analiza

Studim: Ndryshimi i shkrimit mund të kursejë para që shpenzohen për printim

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Studim: Ndryshimi i shkrimit mund të kursejë para që shpenzohen për printim

samsung-printersNë përpjekje e sipër për gjetjen e metodave që mund të reduktojnë përdorimin e letrës dhe bojës së printerit, një 14 vjeçar zbuloi se vetëm duke ndryshuar shkrimin nga Times New Roman në Garamond, organizatat dhe bizneset mund të kursejnë shuma të mëdha parash të cilat i shpenzojnë vetëm për printim. Sipas raportimit të CNN, 14-vjeçari Suvir Mirchandani arriti në këtë përfundim duke përcaktuar fillimisht se cilat ishin shkronjat më të përdorura në dokumentet e ndryshme të shkollës ku studionte dhe duke matur më pas sasinë e bojës që nevojitej për çdo shkronjë. Për të vërtetur këtë zbulim ai i zmadhoi shkronjat, i printoi dhe më pas i preu për t’i peshuar.

Në përfundim të studimit Marchandani arriti në konkluzionin se shkolla e tij mund të reduktonte konsumin e bojës deri në 24% dhe mund të kursente 21 000 $ çdo vit. Suvir publikoi zbulimin e tij në Journal for Emerging Investigators (JEI), e themeluar në vitin 2011 nga disa studentë të Universitetit Harvard që u krijon mundësi studentëve të shkollave të mesme të shfaqin punimet e tyre.

Themeluesit e JEI janë impresionuar nga puna e këtij adoleshenti dhe e nxitën atë të prezantonte këtë zbulim ndaj qeverisë. Pasi përsëriti testet e tij, Suvir zbuloi se në qoftë se qeveria federale përdor shkrimin Garamond tek të gjithë dokumentet që printohen atëherë do të ketë mundësi të kursejë gati 30% që do të thotë 136 milion $ çdo vit. Përveç kësaj, një shumë prej 234 milionë $ mund të kursehet në qoftë se edhe qeveritë e shteteve ndryshonin shkrimin.

Megjithatë, pavarësisht se qeverisë iu duk interesant ky zbulim nuk është se ka treguar shumë interes në ndryshimin e shkrimit. Ndërkohë, Zyra Qeveritare e Printimit do të fokusohet në reduktimin e dokumenteve të printuar dhe në përdorimin e letrës së riciklueshme.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezanton televizorin e së ardhmes MicroLED

Tags >

printer
Lajmet e fundit>