Analiza

Studim: Njerëzit që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë jetën e tyre reale

Publikuar , 13 Gusht 2013
0
Studim: Njerëzit që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë jetën e tyre reale

Të gjithë ata që kanë llogari në Facebook me siguri kanë të paktën një shok që poston shumë shpesh foto pasi mendon se çdo ngjarje e jetës së tij të përditshme përbën një ngjarje fantastike vizuale.

Në lidhje me këtë fenomen është realizuar një studim nga tre universitete Britanike: Universiteti i Birmingamit, Universiteti West of England si dhe Universiteti i Edinburgut. Pas analizimit u arrit në përfundimin se personat që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet në jetën e tyre reale.

Raporti përfundimtar i quajtur “Tagger’s Delight” sqaron në mënyrë të detajuar se frekuencat e larta të publikimit të fotografive të vetes, pavarësisht qëllimit të publikimit të tyre tregon se kemi të bëjmë me ulje të nivelit të intimitetit.

Studimi përshkruan më tutje akoma më me detaje se “ Fakti që miqtë e ngushtë që publikojnë foto të shumta bashkë tregon se kemi të bëjmë me rritje të nivelit të intimitetit ndërsa, për ata që postojnë foto të miqve tregon se kemi të bëjmë me ulje të nivelit të intimitetit”.

Megjithatë edhe pse të gjithë kanë të drejtë të publikojnë në Facebook çfarë të duan dhe sa shpesh të duan kjo nuk do të thotë se miqtë e vlerësojnë këtë veprim si pozitiv madje, shumë persona nënkuptojnë se nëpërmjet fotove publikuesit po përpiqen që të paraqesin jetën e tyre më të bukur sesa është në të vërtetë. (PCWorld Albanian)

facefun

LEXO EDHE:  5 bursat më të mira të monedhave kriptografike

Lajmet e fundit>